BOTA

Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës/ Zelensky: Më shumë se 650 dronë dhe 51 raketa kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe objekte

Piranjat Përditësimi i fundit 6 December 2025, 17:03

Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës/ Zelensky: Më shumë se 650

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka akuzuar sërish Moskën të shtunën për sulme në infrastrukturën civile ukrainase, pasi më shumë se 650 dronë dhe 51 raketa kanë shkaktuar dëme në njerëz dhe objekte përgjatë natës.

“Shënjestrat kryesore të këtyre sulmeve ishin objektet e energjisë”, ka shkruar Zelensky në rrjete sociale.

“Synimi i Rusisë është që t’i dërrmojë miliona ukrainas, teksa ajo shkon në nivel aq të ulët, duke nisur sulme raketore në qytetet paqësore në Ditën e Shën Nikolasit”, ka thënë ai duke iu referuar 6 dhjetorit, nisjes së periudhës së Krishtlindjes.

Kjo datë simbolizon edhe Ditën e Ushtrisë së Ukrainës.

Zelensky e ka përsëritur thirrjen e tij për më shumë presion ndaj Rusisë që t’i japë fund luftës së nisur në shkurt të vitit 2022.

“Ndërtesa kryesore e stacionit hekurudhor në qytezën Fastiv afër Kievit është djegur e gjitha. Sulmi ka qenë pa asnjë kuptim shikuar nga aspekti ushtarak”, ka thënë presidenti ukrainas.

Sipas tij, edhe rajonet e Dnjipros, Zaporizhjas, Odesas, Lvivit dhe Mikollaivit, janë prekur nga sulmet.

Komanda Qendrore e ushtrisë së Polonisë i ka aktivizuar sistemet për mbrojtje, si pasojë e këtyre sulmeve.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, ka shkruar në Telegram se është raportuar për të paktën tetë viktima në Ukrainë, nga tri në rajonet e Kievit dhe Dnjipropetrovskut dhe dy në rajonin e Lvivit.

Probleme me rrymë ka në shumicën e territorit të Ukrainës, për shkak të sulmeve.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmet e fundit e kanë shënjestruar sektorin ushtarako-industrial të Ukrainës dhe objektet e energjisë, si përgjigje të atyre që janë përshkruar si sulme ukrainase në shënjestra civile në Rusi.

Ukraina e ka rritur shkallën e sulmeve në tokën ruse këtë vit, ndërsa objektet e gazit dhe naftës kanë qenë shënjestrat kryesore.

Për sulmet është raportuar teksa janë rritur përpjekjet diplomatike të Perëndimit për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?