EMRI/ E zë poshtë mjeti që po drejtonte, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari shqiptar në Itali
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht NATO-n dhe do të mbeten pjesë e Aleancës dhe të pranishme në Evropë, duke theksuar se nuk është e nevojshme që Bashkimi Evropian të bëhet plotësisht i pavarur në çështjet e mbrojtjes.
I pyetur nga agjencia gjermane e lajmeve dpa për të komentuar një deklaratë të fundit të kreut të Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber (CSU), lidhur me nevojën që BE-ja të shndërrohet në një “NATO evropiane”, pasi sipas tij, “nuk është më e mundur të mbështetesh pa kushte te SHBA-të”, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara presin që Evropa të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, por këtë ta bëjë në koordinim dhe paralelisht me to.
“Jam absolutisht i bindur se SHBA-të e mbështesin plotësisht NATO-n dhe do të mbeten në Aleancë dhe në Evropë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Ai iu referua gjithashtu vendimeve të samitit të Hagës, ku aleatët u angazhuan të rrisin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035, duke ia atribuar këtë vendim presidentit amerikan.
“Besoj se ky ka qenë dhe mbetet një nga arritjet më të mëdha të politikës së jashtme të Donald Trump”, tha Mark Rutte, duke nënvizuar njëkohësisht se Bashkimi Evropian është shumë i rëndësishëm për NATO-n, por se 23 shtetet anëtare të BE-së që janë njëkohësisht edhe pjesë e NATO-s përfaqësojnë vetëm një të katërtën e fuqisë totale ekonomike të Aleancës.
“75% mbetet jashtë BE-së”, theksoi ai, duke përmendur Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Kanadanë dhe SHBA-të.
Nga ana tjetër, Manfred Weber vijon të mbështesë fuqishëm forcimin e autonomisë mbrojtëse të Bashkimit Evropian dhe së fundmi është shprehur se ndihet “i justifikuar” nga strategjia e re e sigurisë së SHBA-ve dhe qëndrimi i Uashingtonit në negociatat për Ukrainën.
“Parimi është ‘Amerika e Para’”, deklaroi Weber, duke përsëritur qëndrimin e tij edhe në favor të krijimit të një ushtrie evropiane.
Bashkimi familjar në Gjermani është bërë gjithnjë më e i vështirë, por sipas shifrave nga Ministria e Jashtme gje...
Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin Jun Suk-Jeol. Jun Suk-Jeol akuzohe...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane ka kryer një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprur&eu...
Kritiku i Vladimir Putinit, Sergei Udaltsov është dënuar me gjashtë vjet burgim për terrorizëm nga një gjyakatë në...
"Rusia është gati të nënshkruajë një pakt të ndërsjellë mossulmimi me vendet e NATO-s". Njoftimi surprizë nga...
Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për t’u përballur me bombardues strategjikë rusë që ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja makabre e 13-vjeçarit britanik nga ish-partneri i nënës së tij, i ci...
Një stjuardese greke ka ndërruar jetë pas rrëzimit fatal të avionit me të cilin ajo po punonte, i cili u përplas në Anka...
Nga Rachel Wolf, FOX NEWS Presidenti Donald Trump përdori postimin e tij në ‘Truth Social’ në prag të Krishtlindjes për t&...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka miratuar zhvillimin e kokave bërthamore kompakte për raketa balistike, duke përmbysur vite...