BOTA

Ryanair në shënjestër të Italisë, rrezikon gjobën rekord prej 1 miliard euro

Piranjat Përditësimi i fundit 13 December 2025, 19:14
Ryanair në shënjestër të Italisë, rrezikon gjobën

Autoriteti italian i Konkurrencës dhe Tregut (Agcm) ka hapur një hetim ndaj kompanisë ajrore Ryanair, e cila akuzohet për abuzim me pozitën dominuese në tregun italian të transportit ajror. Corriere della Sera shkruan se kompania mund të përballet me një gjobë që shkon nga 500 milionë deri në 1 miliard euro, ndërsa vendimi pritet më 22 dhjetor.

Autoriteti kërkon gjithashtu ndryshimin e menjëhershëm të një pjese të rëndësishme të modelit të biznesit të kompanisë, i cili deri tani i ka garantuar të ardhura dhe fitime rekord. Vendimi pritet më 22 dhjetor.

Hetimi

Këto janë orë delikate në selinë e Ryanair në Dublin dhe në zyrat e Autoritetit italian të Konkurrencës dhe Tregut (Agcm) në Romë. Pas dorëzimit më 30 nëntor të mbrojtjes së Ryanair dhe seancës dëgjimore më 10 dhjetor, mbyllet një hetim i nisur në shtator 2023, i cili përfshiu edhe inspektime fizike në zyrat irlandeze me sekuestrim dokumentesh dhe e-mailesh të brendshme.

Akuzat

Me procedurën A568, Autoriteti akuzon Ryanair se ka abuzuar me pozitën e saj dominuese në tregun italian të transportit ajror, duke kufizuar hapësirën konkurruese të agjencive të udhëtimit fizik dhe online. Kompania irlandeze, lider në Itali me kuota mes 38% dhe 50% në linjat vendase dhe europiane, ka vendosur masa “kufizuese” që e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë shitjen e biletave të saj nga ndërmjetësit.

Verifikimi i fytyrës dhe sistemi “Shield”

Ndër masat e kontestuara janë: verifikimi i fytyrës për pasagjerët që blejnë bileta përmes agjencive online, sistemi “Shield” që bllokon automatikisht rezervimet e konsideruara “anomale”, si dhe kontrata të shpërndarjes me agjencitë e udhëtimit të cilat Agcm i konsideron “të pabalancuara”. Efekti, sipas autoritetit, ka qenë shtyrja e konsumatorëve drejt faqes zyrtare të kompanisë, duke kufizuar krahasimin e çmimeve, ofertat e kombinuara dhe lirinë e zgjedhjes.

Konkurrenca e dobësuar

Dhjetëra agjenci dhe operatorë turistikë kanë denoncuar vështirësitë në shitjen e biletave të fluturimeve me Ryanair, gjë që sipas tyre ka sjellë pasoja ekonomike të mëdha, sidomos për segmentin e pushimeve dhe paketat me fluturime të shkurtra. Konsumatorët shpesh janë detyruar të menaxhojnë vetë regjistrimin, ndryshimet dhe asistencën, edhe kur kanë blerë përmes ndërmjetësve.

“Abuzim i pakontestueshëm”

Sipas Agcm-së, Ryanair ka penguar konkurrencën jo në bazë të meritës, por përmes kufizimeve artificiale dhe sjelljeve strategjike që synojnë të ulin kapacitetin konkurrues të agjencive online. Kombinimi i kuotës së tregut, rrjetit të gjerë dhe rolit të pazëvendësueshëm të fluturimeve të saj e bën pozitën dominuese “të pakontestueshme”.

Versioni i Ryanair

Ryanair nga ana tjetër mohon çdo akuzë. Në përgjigjen prej mbi 200 faqesh, përfshirë një studim të një kompanie të specializuar, ajo argumenton se verifikimi i identitetit dhe bllokimet e prenotimeve janë masa sigurie kundër mashtrimeve, jo barriera kundër konkurrencës. Kompania thekson se asnjë normë europiane nuk e detyron të lidhë marrëveshje me agjencitë online dhe se modeli i shitjes direkte është baza e tarifave më të ulëta.

Kontestimi i parametrave

Ryanair kritikon edhe përkufizimin e “tregut” nga Agcm, duke e cilësuar “artificialisht të ngushtë” për të rritur kuotën nga 34% (nën pragun e dominancës sipas jurisprudencës europiane) deri në 50%, pa reflektuar konkurrencën reale në nivel kontinental. Disa ekspertë e konsiderojnë këtë vërejtje me “disa baza”.

“Keqinterpretim serioz i fakteve”

Sipas Ryanair, komunikimi i Agcm bazohet në një “keqinterpretim të rëndë të fakteve”, duke u mbështetur tepër në pozicionet e palëve që kanë bërë ankesat. Kompania kujton se Gjykata e Apelit në Milano në vitin 2024 ka vendosur se rezervimi i shitjes së biletave për veten nuk përbën abuzim, pasi është ekonomikisht i justifikuar dhe koherent me modelin e biznesit.

Pasojat

Nëse akuzat konfirmohen, Ryanair mund të përballet me një gjobë deri në 10% të të ardhurave globale vjetore, edhe pse në këtë rast do të llogaritej mbi të ardhurat në Itali (mesatarisht 2.7 miliardë euro në vit në tre vitet e fundit), me mundësi për shtesa të tjera. Përveç gjobës, do të kërkoheshin edhe masa korrigjuese.

Një rast unik në Itali

Ekspertët thonë se nuk ka precedent që një autoritet kombëtar ose europian të detyrojë një kompani të ndryshojë modelin e saj të biznesit. Në këtë rast, autoriteti italian mund ta detyrojë Ryanair të pranojë ndërmjetësimin e biletave.

Replikat

Agcm nuk ka komentuar, duke thënë se vendimi ende nuk është marrë. Ryanair, në dokumentet financiare, e konsideron hetimin “të pabazë”, por pranon se mund të përballet me një vendim që konstaton abuzim me pozitën dominuese dhe një gjobë të mundshme, të cilën do ta apelonte në gjykatë./ Corriere della Sera

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?