Ndodh dhe kjo! Vodhi orën luksoze 260 mijë euro në Tokio, por e ktheu me postë bashkë me një letër faljeje
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, ...
Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e u...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën...
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë,...
Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston t...
Gratë janë ende të nën-përfaqësuara në politikën amerikane, por në zgjedhjet më 3 nëntor, ato mund t&eum...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.
Konakoviç tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet. Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë. Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiqit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik.
“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, tha Konakoviq.
Ai tha se “nuk ishte befasuar” nga prania e zyrtarëve të Republikës Sërpska në varrimin e Mlladiqit në Beograd dhe paralajmëroi se do të kërkojë sanksione “në të gjitha adresat” ndaj individëve që morën pjesë në ceremoni, përfshirë anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq.
Shefi i diplomacisë boshnjake tha se “alarmi i fundit” ishte mesazhi “Drejt Potoçarit”, i shfaqur në ndeshjen e Crvena Zvezdës, duke vlerësuar se ngjarje të tilla përbëjnë vazhdim të glorifikimit të krimeve të luftës dhe autorëve të tyre. Gjatë derbit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit më 6 shtator, tifozët në tribunën veriore të stadiumit “Rajko Mitiq” shfaqën një portret të madh të Mlladiqit me mbishkrimin: “Drejt Potoçarit”.
Portreti i tij qëndroi i ekspozuar në tribunën veriore gjatë gjithë ndeshjes. Konakoviç paralajmëroi gjithashtu një ofensivë diplomatike ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ai tha se do të dërgohen një sërë notash dhe letrash diplomatike, përmes të cilave do të kërkohet reagim i qartë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj krimeve të luftës të vërtetuara me vendime gjyqësore.
Sipas tij, Bosnja nuk do t’u përgjigjet më në mënyrë pasive përpjekjeve për rishikimin e fakteve për krimet e luftës dhe do t’i përdorë më intensivisht kanalet diplomatike për të paraqitur, siç tha ai, të vërtetën për ngjarjet e luftës së fundit. Në ceremoninë e varrimit të Mlladiqit në Beograd morën pjesë zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.
Në mesin e tyre ishin anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq; presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan; kryeministri Savo Miniq; kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq; si dhe disa ministra të Qeverisë së këtij entiteti. Nderime për Mlladiqin bënë edhe Millorad Dodik, kryetar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukoviç, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike Serbe në opozitë, Branko Blanusha dhe Marinko Bozhoviç.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë paralajmëroi më 7 shtator se “çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohim i gjenocidit dhe revizionizëm është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend as në BE, as në vendet kandidate për anëtarësim”.
Për ceremoninë e varrimit me nderime ushtarake dhe shtetërore kishin reaguar më herët edhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self, të cilët u bënë thirrje autoriteteve në Serbi dhe Republikën Sërpska të distancohen nga ceremonia.
“Ratko Mlladiç ishte kriminel lufte dhe arkitekt i gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë”, thanë senatorët në një deklaratë të përbashkët.
Ata paralajmëruan se glorifikimi i tij do të përbënte përdhosje të kujtimit të viktimave dhe një test për gatishmërinë e Serbisë dhe Republikës Sërpska për t’u shkëputur nga trashëgimia e krimeve të luftës.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi ndërkohë një vizitë të planifikuar në Serbi, duke vlerësuar se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga evropiane.
Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Mlladiq, të cilin Tribunali i Hagës e dënoi për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje e Hercegovinë, u varros në Beograd të hënën, më 7 shtator, me nderime ushtarake dhe shtetërore.
Më 5 shtator, në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë në Beograd, për Mlladiqin u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë, ndër të tjerë, ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiq, dhe presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan.
Në ditët pas vdekjes së Mlladiqit, në disa qytete të Serbisë dhe në entitetin Republika Sërpska u organizuan tubime në kujtim të tij.
Tubimi më i madh u mbajt në Banjallukë më 1 shtator. Në narrativat e disa mediave në Beograd dhe Banjallukë, Mlladiq është paraqitur si viktimë e Tribunalit, i cili, sipas tyre, nuk e lejoi të kurohej në Serbi, ndërsa vendimi gjyqësor ndaj tij dhe viktimat e krimeve për të cilat u dënua pothuajse nuk janë përmendur./REL
Një operacion policor në Stamboll është kthyer në një skenë të pazakontë, pasi momenti i arrestimit të një...
Gjashtë muaj më parë, më 8 mars, kleriku 56-vjeçar Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqës suprem i Iranit. Në at&eum...
Një 33-vjeçar, protagonist i filmave erotikë dhe influencer, është arrestuar në Ilioupoli, në Greqi, nën akuzën s...
Një tragjedi familjare ndodhi të shtunën në mëngjes (5/9) në një autostradë në Seine-Saint-Denis, pranë Parisi...
Qeveria e Serbisë propozoi të hënën shpërndarjen e parlamentit, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në te...
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presidentit të vendit kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, një procedu...
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë rrugore që lidh drejtpërdrejt dy vendet përgjatë kufirit të tyre të...
Ngjyra e re e flokëve me të cilën u shfaq së fundmi presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale ku jan&e...
Forcat speciale amerikane kaluan katër muaj duke kryer një mision sekret pastrimi nga minat në Ngushticën e Hormuzit në një p&eu...
Teherani zyrtar ka njoftuar vendosjen e një “zone të re të kufizuar” në Gjirin Persik dhe hartimin e një korridori të...