Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona...
Një video dramatike ka kapur momentin kur vullkani Mayon në Filipine ka nxjerrë përsëri hi dhe llavë pas shpërthimit të...
Një video dramatike ka kapur momentin kur vullkani Mayon në Filipine ka nxjerrë përsëri hi dhe llavë pas shpërthimit të...
Oslo u kthye mbrëmjen e së martës në një festë të madhe për kombëtaren e Norvegjisë, e cila u rikthye në...
Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra, ndërsa ndaj saj ka dyshi...
Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor-korrik 2026, ku 29 shte...
Njerëzit kanë më shumë të përbashkëta me këta grabitqarë elitarë të oqeanit sesa mendohet shpesh. A ka ...
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të funksionar&...
“Një zgjedhje shumë dinake”. Kështu e ka cilësuar Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e ish-të...
Donald Trump lëshoi kërcënime të reja për sulme ushtarake kundër Iranit të hënën, duke thënë se ...
Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai donte të p&...
Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdo...

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se vendimi për nisjen e Dialogut Strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara është një nga zhvillimet më të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet e fundit.
Ai tha se seanca e parë e këtij dialogu do të mbahet të premten, më 17 korrik.
“Në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo është hera e parë që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara i ngrenë raportet e tyre në nivelin e partneritetit strategjik”, tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.
Sipas tij, vendimi i administratës së presidentit Donald Trump përbën një sinjal të fortë politik, jo vetëm për Serbinë dhe institucionet e saj, por edhe për opinionin publik dhe institucionet shtetërore në Shtetet e Bashkuara.
Ai vlerësoi se nisja e Dialogut Strategjik është rezultat i shumë viteve të punës diplomatike.
“Kjo është diçka për të cilën kemi punuar për shumë vite dhe, në aspektin profesional, përbën një nga arritjet më serioze për të gjithë diplomatët tanë që janë angazhuar”, tha Gjuriq.
Në janar të këtij viti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se një nga kërkesat e paraqitura nga SHBA-ja për fillimin e Dialogut Strategjik me Serbinë, lidhet me sektorin e energjisë.
Serbia, ndërkohë, pranoi bashkëpunimin me SHBA-në për gazin e lëngshëm natyror dhe diversifikimin e furnizimit me gaz.
Gjuriq e falënderoi Vuçiqin, për, siç tha, mbështetjen ndaj këtij procesi.
“Presidenti Vuçiq i ka mbështetur prej vitesh përpjekjet tona për t’i përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe jam shumë i lumtur që sot mund ta bëj publik këtë lajm”, tha Gjuriq.
Ministri serb njoftoi se, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë në Uashington, ku të enjten do të marrë pjesë në një samit, ndërsa të premten do të mbahet sesioni i parë i Dialogut Strategjik.
“Ajo që do të ndodhë të premten përbën vërtet një moment historik diplomatik dhe politik në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së”, theksoi Gjuriq.
Sipas tij, ky proces do të ketë ndikim pozitiv edhe në bashkëpunimin ekonomik, në pozitën ndërkombëtare të Serbisë dhe në jetën e qytetarëve.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Maqedonia e Veriut ka nisur procesin e Dialogut Strategjik me SHBA-në në vitin 2022.
Në shtator të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një afat të pacaktuar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, duke shprehur shqetësim për veprimet e Qeverisë në detyrë.
Pa specifikuar se cilave veprime u referohej, Ambasada amerikane në Prishtinë tha atëkohë se ato kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të bashkëpunuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta.
Në atë kohë, në opinion qarkulluan pretendime se vendimi lidhej me ndërhyrjen e supozuar të Qeverisë në punën e Gjykatës Kushtetuese.
Aktualisht, Kosova përballet me thirrje nga Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar projekteve amerikane për gazin e lëngshëm natyror (LNG) në Ballkanin Perëndimor.
Prishtina nuk e ka kundërshtuar gazin amerikan, por ka propozuar një qasje tjetër, duke kërkuar mbështetje për gazifikimin e qymyrit.
Nuk dihet nëse çështja e energjisë është kusht për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën./REL
Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Nd...
Britania e Madhe duhet të përgatitet për mundësinë e ndërprerjes së furnizimeve me ushqime, ilaçe dhe materiale t&eu...
Ish-banorja e Big Brother në Kroaci, Ava Karabatić, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pasi u kërkoi ndjekësve të...
Dy tërmete me magnitudë 5.0 dhe 4.0 të shkallës Rihter goditën sot Meksikën, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (E...
Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani u shndërrua në një makth, pasi një pjesë e...
Bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën ka pësuar një rritje të ndjeshme. Sipas shifrave të ...
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizje...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërime të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se ushtria amerikane do t&e...
Tregjet ndërkombëtare të energjisë reaguan me një rritje të fortë të çmimeve të naftës, pasi Presiden...
Ushtria amerikane njoftoi se ka kryer një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave në Iran, me synimin për të siguruar ...