Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme në pjesë të vendit, për shkak të etheve afrikane të derrit

P
Piranjat19 July 2026, 15:37 · 4 min lexim
Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme në pjesë të

Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë qarqe dhe 52 vendbanime në Serbi, duke nxitur autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në vendet e prekura, njoftuan autoritetet.

Për më tepër, në dy ditët e fundit është shfaqur edhe në Bezdan, në kufirin me Kroacinë, dhe në Rrethin Jugor të Baçkës në qytetet Zhabal dhe Gospodinci, tha të shtunën Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiq.

Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Rumë, Obrenovac, një pjesë të territorit të Sremska Mitrovicës dhe në Shabac.

Të dielën, gjatë një takimi emergjent në Obrenovac për shkak të shpërthimit të etheve afrikane të derrave, Glamoçiq paralajmëroi për asgjësimin gjithnjë e më të shpeshtë dhe të papërshtatshëm të kafshëve të ngordhura dhe theksoi se një sjellje e tillë përbën një kërcënim serioz për shëndetin e kafshëve, mjedisin dhe njerëzit.

"Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të ketë tolerancë për sjellje të papërgjegjshme. Çdo rast do t'u raportohet autoriteteve kompetente dhe do të sanksionohet në përputhje me ligjin", tha ai.

Glamoçiq, duke theksuar se bartësit kryesorë janë derrat e egër dhe njerëzit, theksoi gjithashtu se niveli rekord i ulët i ujit të Danubit lehtëson më tej përhapjen e sëmundjes, sepse derrat e egër mund ta kalojnë lumin në disa vende.

Që nga shpërthimi i virusit, rreth 28.000 derra janë vrarë ose kanë ngordhur, dhe disa pronarëve të fermave u është ndaluar mbarështimi për një muaj.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ushtrinë serbe, qeveritë lokale, kompanitë e shërbimeve publike dhe shërbimet veterinare, në mënyrë që të jenë në dispozicion të gjitha makineritë, personeli dhe mbështetja logjistike e nevojshme, tha Ministria serbe e Bujdesisë.

Glamoçiq theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të rreptë të masave të biosigurisë, eutanazimit në kohë të kafshëve të infektuara dhe largimit të tyre të sigurt, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Ai shtoi se virusi është i pranishëm në më shumë se 70 vende të botës dhe në shumë vende evropiane, përfshirë vendet në afërsi të menjëhershme të Serbisë, prandaj është i nevojshëm zbatimi i vazhdueshëm i masave të biosigurisë.

Ministri u bëri thirrje qeverive lokale që të ndihmojnë familjet në sigurimin e dezinfektantëve aty ku është e nevojshme, por kujtoi se çdo familje është e detyruar të zbatojë dezinfektim të rregullt dhe masa të tjera mbrojtëse.

Kjo sëmundje u shfaq në Evropë në vitin 2007 dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit, por në rastin e derrave është një sëmundje serioze me vdekshmëri pothuajse 100%.

Në Afrikë, ethet afrikane të derrave shfaqen te derrat e egër dhe kanë një pamje klinike të lehtë, ndërsa në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, preken si derrat e egër ashtu edhe ata shtëpiakë./REL

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.