Sfida e Dubait për rikthimin e turistëve, aplikon skemën: Fiton 800 euro kush sjell një turist, 10.000 aplikime brenda 48 orësh

Në Dubai po aplikon një mënyrë interesante për të rikthyer turistët, të cilët ranë ndjeshëm në numër pasi qyteti u përfshi në luftën mes SHBA-së dhe Iranit.
Sipas një skeme të quajtur Duabi Invite, banorët e Emirateve të Bashkuara, nominojnë për të vizatuar vendin me paketa dhe oferta promocionale të afërmit e tyre dhe më pas fitojnë një shume prej 800 eurosh, nëse të ftuarit e pranojnë ofertën.
Kjo skemë ishte një iniciative e departamentit të ekonomisë dhe turizmit dhe seri tani, sipas mediave po funksionin më së miri ku raportojnë se të enjten se brenda 48 orëve të para, skema kishte tërhequr më shumë se 10,000 aplikime.
Nga ana tjetër faqja e internetit e Visit Dubai thotë se banorët do të marrin një “paketë përfitimesh” duke përfshirë qëndrime në hotel, oferta për darkë dhe bileta për atraksione.
Kushtet e kualifikimit përcaktojnë se çdo banor është i kualifikuar për një maksimum prej tre paketash përfitimesh për vizitorët që mbërrijnë para 31 tetorit, por përfitimet mund të shfrytëzohen deri në dhjetor.
Në vitin 2025, Dubai priti gati 20 milionë turistë, një rekord. Megjithatë, që nga konflikti, numri i linjave ajrore që operojnë në aeroportet e Dubait është ra ndjeshëm.
Lexo edhe
BOTA
Një muaj pas tërmeteve në Venezuelë! Mijëra të vdekur, familje të tëra ende kërkojnë të afërmit nën rrënoja

Ukraina godet me dronë Shën Petersburgun, shpërthejnë zjarre në depo dhe objekte biznesi

Ekzekutohet brenda bashkisë kryebashkiaku në Meksikë, autorët hapën zjarr në zyrë

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin ose marrëveshja bie





