Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
BOTA

SHBA dërgon një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

P
Piranjat20 August 2026, 19:22 · 3 min lexim
SHBA dërgon një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e

Një grup i ri aeroplanmbajtëse i Marinës amerikane, i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS George Washington, ka mbërritur në Lindjen e Mesme, njoftoi të enjten ushtria amerikane, në një kohë kur Uashingtoni po përballet me tensione të vazhdueshme me Iranin dhe pas kritikave për kushtet në bordin e një tjetër aeroplanmbajtëseje amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, bëri të ditur se grupi i aeroplanmbajtëses George Washington ndodhet tashmë në zonën e përgjegjësisë së saj, pas mbërritjes një ditë më parë.

Vendosja vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm për Pentagonin. USS Abraham Lincoln, e cila është dislokuar që nga nëntori i vitit 2025, është përballur me raportime shqetësuese për përkeqësimin e kushteve të jetesës së ekuipazhit dhe probleme të shëndetit mendor.

Raportime në mediat amerikane, duke përfshirë publikime të specializuara ushtarake, kanë cituar familjarë të pjesëtarëve të ekuipazhit, të cilët pretendojnë se kushtet në bordin e anijes janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë dislokimit të zgjatur.

Madje janë raportuar edhe disa raste të tentativave për vetëvrasje. Sipas dëshmive të publikuara në media, dy marinarë dyshohet se kanë tentuar të hidhen në det.

Ushtria amerikane ka konfirmuar se një marinar që ra në det më 3 gusht u shpëtua. Sekretari në detyrë i Marinës amerikane, Hung Cao, tha se një numër i vogël rastesh të shëndetit mendor ishin trajtuar, duke theksuar se nuk kishte pasur humbje jete.

Megjithatë, Cao akuzoi mediat se po përpiqeshin t’i paraqisnin ushtarët amerikanë si “viktima”.

Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e ligjvënësve amerikanë. Demokratët në Kongres kanë kërkuar një hetim mbi kushtet e ekuipazhit dhe menaxhimin e dislokimit të gjatë.

Presidenti Donald Trump, i pyetur javën e kaluar për shqetësimet lidhur me kushtet në USS Abraham Lincoln, i minimizoi raportimet dhe tha se anija shumë shpejt do të zëvendësohej nga një aeroplanmbajtëse tjetër.

“Anija po lëviz tani ose shumë shpejt dhe po zëvendësohet me një anije shumë të ngjashme”, deklaroi Trump.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.