FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Pak pasi foli për bisedime mes SHBA dhe Iranit, duke sugjeruar se një marrëveshje mund të jetë e afërt, Presidenti amerikan Donald Trump, ndryshoi narrativë dhe tha se mund të marrë naftën e Iranit dhe të konfiskojë ishullin e Kharg, nyjen më të rëndësishme të karburantit në vend.
“Të jem i sinqertë me ju gjëja ime e preferuar është të marr naftën e Iranit, por disa njerëz budallenj në SHBA më pyesin se përse duhet ta bëj diçka të tillë. Por, ata janë budallenj”, pohoi kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për “Financial Times”.
Ai sugjeroi se kjo lëvizje mund të nënkuptojë përvetësimin e ishullit të Kharg: “Ndoshta e marrim, ndoshta jo. Kemi shumë opsione”.
Komentet e Presidentit vijnë teksa 3500 trupa të tjerë u dislokuan në Lindjen e Mesme, mes frikës se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të ekspozojë forcat amerikane ndaj sulmeve të Iranit.
Vetëm pak me herët gjatë prononcimit për gazetarët në avionin e tij Air Force, Presidenti Trump tha se ekipi negociues nga SHBA dhe Irani po takoheshin në mënyrë direkte e indirekte, dhe se udhëheqësit e rinj iranianë ishin treguar shumë të arsyeshëm:
“Sot kemi pasur negociata shumë të mira me Iranin, duke marrë shumë nga gjërat që duhet të na i kishin dhënë shumë kohë më parë. Do të shohim se si do të funksionojë, por janë shumë të mira. Po ecin shumë mirë. Forcat tona kanë shkatërruar shumë objektiva shtesë sot. Marina është zhdukur, Forcat Ajrore janë zhdukur, e dimë këtë. Por, sot shkatërruam shumë, shumë objektiva. Ishte një ditë e madhe. Dhe po negociojmë me ta drejtpërdrejt dhe tërthorazi”.
Pakistani, i cili po vepron si ndërmjetësues mes Teheranit dhe Uashingtonit tha se po përgatitej të organizonte bisedime serioze gjatë ditëve në vazhdim, me synimin për t’i dhënë fund luftës një mujore. Nuk është e qartë nëse SHBA ose Irani kanë pranuar të marrin pjesë. Por, kryeparlamentari iranian Mohamed Bagher Ghalibaf sugjeroi se Trump po përdorte negociatat si kamuflim për planifikimin e një operacioni tokësor.
Ai paralajmëroi se Irani nuk do të pranonte dorëzimin dhe se trupat e tyre po prisnin ushtarët amerikan, ndaj të cilëve siç tha, do të lëshonin shi zjarri.
Sipas “Wall Street Journal”, Trump po vlerëson mundësinë e një operacioni ushtarak, për të rikuperuar më shumë 450 kilogramë, uranium të pasuruar.
Operacioni kompleks do të kërkonte futjen në Iran të forcave tokësore amerikane për disa ditë, ose një periudhë më të gjatë. Sulmet mes palëve kanë vijuar edhe gjatë orëve të fundit, me Izraelin që raportoi nga valë bombardimesh nga Irani e po ashtu nga Jemeni.
Teksa lufta nuk jep sinjale zbutje çmimi i naftës është rritur edhe më shumë, në 115 dollarë për fuçi. Ekspertët paralajmërojnë rritje edhe të çmimit të ushqimit teksa vështirësohet eksporti i fertilizuesve.
Një ish-mësuese e shkollës së mesme në New Jersey akuzohet për abuzim seksual ndaj një nxënësi të saj. Ashley ...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj në fjalën e mbajtuar në Foltoren e ngritur përpaera Kryeministrisë, bëri thirrje për reflektim m...
Një tragjedi e paimagjinueshme familjare ndodhi në Volos, ku tre fëmijë mbetën jetimë pas vdekjes së papritur ...
Një 15-vjeçar hapi zjarr brenda një shkolle në provincën e Santa Fe, Argjentinë, duke vrarë një shok klase 13-vje&cced...
Një zhvillim i papritur ka marrë rasti i grabitjes së një karburanti në Agrinio, pasi autori 55-vjeçar duket se është ...
Gjykata e Përzier me Juri e Athinës i dha sot një dënim me 4 vjet burg deputetit të pavarur Konstantinos Floros, për incidentin e ...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një lagje në rrugën Arrianou, në Evosmos të Selanikut, ku është gjetur e paje...
Për më shumë se 50 vjet, shtetet prodhuese të naftës të Gjirit kanë reklamuar rolin e tyre si furnizues të qëndrues...
SHBA kanë rifilluar zyrtarisht punën e ambasadës së tyre në Karakas, Venezuelë, shtatë vjet pas mbylljes së saj dhe rret...
Një grua nigeriane numëroi me zë të lartë për 14 orë gjatë 70 ditëve rresht dhe arriti në 1,070,000, duke th...