BOTA

SHBA-ja dhe Irani me plane të ndryshme për paqe, teksa luftimet vazhdojnë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 March 2026, 19:58
SHBA-ja dhe Irani me plane të ndryshme për paqe, teksa luftimet

Irani duket se ka refuzuar një plan amerikan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës që është përhapur në Gjirin Persik dhe ka tronditur tregjet globale të energjisë.

Pas paralajmërime për një refuzim nga ana e Teheranit, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, do të goasë Iranin edhe më fortë, nëse Republika Islamike nuk pranon se janë "mposhtur ushtarakisht".

"Presidenti Trump nuk bën blof dhe ai është i përgatitur që Irani të përballet me ferr. Irani nuk duhet të bëjë sërish llogaritje të gabuara. Nëse Irani nuk e pranon realitetin aktual, nëse nuk e kuptojnë se janë mposhtur ushtarakisht, presidenti Trump do të sigurohet që ata të goditen më fort se kurrë më parë", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Detajet e planit amerikan nuk janë bërë publike, por besohet gjerësisht se ai është në shumë aspekte i ngjashëm me propozimet e paraqitura para se të niste konflikti aktual me sulmet ajrore izraelite dhe amerikane më 28 shkurt.

Në përgjigjen e Iranit, të transmetuar përmes televizionit shtetëror më 25 mars, thuhet se kushtet e Shteteve të Bashkuara janë të tepruara dhe se Teherani do t’i japë fund luftës aktuale kur ta zgjedhë vetë dhe vetëm nëse plotësohen kushtet e tij.

Besohet se elemente të reja në këtë plan përfshijnë kërkesa nga të dyja palët lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyç detare për furnizimet globale me naftë, gaz dhe mallra të tjera, të cilën Irani aktualisht po e bllokon.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se bisedimet po ecin mirë, ndërsa zyrtarë iranianë kanë deklaruar se nuk po zhvillohet asnjë negociatë. Pakistani, i cili ka lidhje të forta me të dyja vendet, ka ofruar të presë takime.

Kërkesat e SHBA-së

Kërkesa më e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara është ajo që Trump e ka përsëritur vazhdimisht. Ai ka thënë gjithashtu se Irani është pajtuar me të.

“Ata duan të arrijnë marrëveshje”, u tha ai gazetarëve gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale më 24 mars. “Kanë rënë dakord se nuk do të kenë kurrë armë bërthamore”.

SHBA-ja dhe aleatët e saj, përfshirë Izraelin dhe fuqitë kryesore evropiane, prej vitesh kanë qenë të shqetësuara për mundësinë që Irani të zhvillojë armë bërthamore. Irani gjithmonë e ka mohuar një synim të tillë.

Edhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, Irani tashmë është nën udhëheqje të re dhe ka qenë objekt i sulmeve intensive amerikane dhe izraelite, që kanë nxitur dy luftëra, e para në qershor të vitit të kaluar. Synimet e udhëheqësit suprem, Mojtaba Khamenei, i cili ende nuk është shfaqur publikisht që kur emërimi i tij u bë publik më 8 mars, mbeten të paqarta.

Po ashtu, nuk është krejtësisht e qartë se deri në ç’masë ai apo aktorë të tjerë po marrin vendimet në Teheran, apo se sa janë në gjendje zyrtarët e lartë iranianë të komunikojnë me njëri-tjetrin mes sulmeve të vazhdueshme ajrore që kanë vrarë shumë figura të larta.

“Problemi është se kjo qeveri është e fragmentuar. Ka elementë të qeverisë që janë fanatikë, si Garda Revolucionare [Islamike], të cilët mund të përpiqen të vrasin zyrtarët që duan të negociojnë paqen”, tha për Radion Evropa e Lirë Frederick Fleitz, nënkryetar i Institutit Amerika e Para.

Plani me 15 pika, sipas raportimeve, përfshin një armëpushim njëmujor, teksa po punohet për detajet. Po ashtu, ai përfshin edhe kërkesa të tjera amerikane, si çmontimi i objekteve bërthamore iraniane, dorëzimi i rezervave të uraniumit të pasuruar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), si dhe pajtimi që Irani të mos pasurojë uranium në të ardhmen.

Pika të tjera raportohet se parashohin kufizime mbi kapacitetet raketore të Iranit dhe ndërprerjen e mbështetjes iraniane për forcat aleate rajonale, si Hezbollahu, që Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste.

Ndërsa shumë prej këtyre kanë qenë kërkesa amerikane edhe para luftës, disa të tjera, si rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe ndalja e sulmeve iraniane ndaj infrastrukturës energjetike në rajon, lidhen drejtpërdrejt me veprimet e Iranit gjatë luftës që nga 28 shkurti.

Në këmbim, Iranit do t’i hiqeshin sanksionet dhe do të merrte ndihmë amerikane për një program civil të energjisë bërthamore.

“Parametrat e raportuar të propozimit amerikan nuk janë pa ambicie: lehtësim sanksionesh në këmbim të lëshimeve të mëdha iraniane”, tha për REL-in Naysan Rafati, analist i lartë për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

“Por, nëse e kaluara shërben si udhërrëfyes, zbatueshmëria e tij do të varej nga gatishmëria e Republikës Islamike për t’u tërhequr, nën presion, nga çështje që prej kohësh i ka konsideruar vija të kuqe. Në frontin bërthamor, për shembull, Teherani ka vazhduar të këmbëngulë në të drejtën për pasurimin e uraniumit… Po ashtu, ka refuzuar idenë e negociimit për programin e tij raketor”, shtoi ai.

Qëndrimi i Iranit

Zyrtarët iranianë jo vetëm që kanë thënë se nuk po zhvillohen bisedime, por edhe janë tallur deklaratat amerikane për këtë çështje. Zëdhënësi i ushtrisë, Ebrahim Zolfaqari, tha se administrata Trump po “negocion me vetveten”.

“Askush si ne nuk do të bëjë marrëveshje me ju. Jo tani. Asnjëherë”, tha ai më 25 mars.

Ndërkohë, disa nga kërkesat e Teheranit bien ndesh me qëndrimet amerikane.

Shembuj të tillë përfshijnë njohjen e kontrollit apo autoritetit të Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, së bashku me të drejtën për të vendosur tarifa kalimi, si dhe të drejtën për një program raketor pa kufizime.

Kërkesat iraniane kalojnë qartë vijat e kuqe të SHBA-së, pasi kërkojnë që Uashingtoni të mbyllë bazat e veta ushtarake në Gjirin Persik, të paguajë dëmshpërblime lufte dhe të garantojë se nuk do ta sulmojë më Iranin.

“Të paktën për tani, premtimi për lehtësim ekonomik dhe kostoja e sulmeve të vazhdueshme nuk duket se do ta shtyjnë Iranin drejt kompromisit në shkallën që kërkon Uashingtoni”, tha Rafati. “Regjimi në tërësi ende nuk e sheh pozitën e vet në luftë si aq të dëshpëruar sa të pranojë kushtet amerikane”.

Edhe Fleitz kishte një vlerësim të ngjashëm.

“Mendoj se sfida më e madhe është ta bindësh regjimin iranian të pranojë çfarëdo. Besoj se ende jemi në procesin e përpjekjes për t’i bindur që të pranojnë realisht të negociojnë. Mendoj se kemi bërë përparim me disa sinjale fillestare, por na duhet të kemi një përfaqësues iranian, të ulet me SHBA-në ose me një ndërmjetës dhe të fillojë bisedimet”, tha ai.

Këto shkëmbime qëndrimesh po ndodhin në një kohë kur të dyja palët nisën sulme ajrore më 25 mars.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane SNN News raportoi se një zonë banimi në Teheran u godit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkonin në rrënoja.

Kuvajti dhe Arabia Saudite thanë se kishin penguar sulme me dronë, ndërsa Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se kishte kryer sulme të reja kundër Izraelit dhe bazave amerikane në Kuvajt, Jordani dhe Bahrejn. /rel

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?