Aksident në rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete, plagosen dy drejtuesit
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën...
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë,...
Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston t...
Gratë janë ende të nën-përfaqësuara në politikën amerikane, por në zgjedhjet më 3 nëntor, ato mund t&eum...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me 81.6 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 9...

Pentagoni po shqyrton një plan për tërheqjen e avionëve, anijeve, armatimit dhe dhjetëra mijëra trupave amerikane nga Evropa, pavarësisht paralajmërimeve të aleatëve të NATO-s për rritjen e kërcënimit nga Rusia.
Sipas zyrtarëve amerikanë, reduktimi mund të përfshijë rreth një të tretën e trupave amerikane të dislokuara në Evropë, ose afërsisht 25 mijë ushtarë. Megjithatë, disa zyrtarë kanë deklaruar se shkurtimi mund të jetë edhe më i madh dhe të arrijë deri në gjysmën e trupave, pra rreth 40 mijë ushtarë, raporton NBC.
Nëse plani zbatohet, ky do të ishte reduktimi më i madh i pranisë ushtarake amerikane në Evropë që nga periudha pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në vitet 1990. Aktualisht, në kontinent ndodhen rreth 80 mijë trupa amerikane.
Mundësia e një tërheqjeje të tillë ka shkaktuar shqetësim te ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë, si dhe te qeveritë evropiane. Ato druhen se një hap i tillë mund ta inkurajojë Rusinë dhe të dobësojë sigurinë e kontinentit.
Gjermania, Italia dhe Spanja pritet të jenë ndër vendet më të prekura, pasi aty ndodhet pjesa më e madhe e trupave amerikane në Evropë.
Që nga fillimi i mandatit të dytë, presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të administratës së tij kanë kërkuar që vendet evropiane të marrin një rol më të madh në mbrojtjen e tyre. Ndërkohë, SHBA-ja synon të përqendrojë më shumë forca në kërcënimet që lidhen me Kinën, Iranin dhe sfida të tjera strategjike.
Në qershor, Pentagoni njoftoi se do të kryente një rishikim gjashtëmujor të pranisë ushtarake amerikane në Evropë.
Gjenerali Alexus Grynkewich pritet t’ia paraqesë analizën sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth. Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, ndërsa rekomandimi pritet t’i dorëzohet Hegseth më 6 nëntor, përpara se t’i paraqitet presidentit amerikan.
Një ekip kërkimor për sigurinë kibernetike prej tre personash përdori Claude Opus 5 të Anthropic për të shfrytëzu...
Rusia po përgatitet për një luftë më të gjerë kundër vendeve që mbështesin Ukrainën, madje edhe duke ni...
Më shumë se një milion skedarë dixhitalë me dhjetëra gra para kamerës. Foto dhe video në të cilat disa ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Centocelle, në...
Për rreth një vit e gjysmë, miliona rusë janë detyruar të instalojnë një aplikacion të ri në telefonat e tyr...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka vendosur në fokus të qeverisë mbështetjen për qytetarët përballë rritjes s&...
Regjisori amerikan Woody Allen do të nisë më 5 tetor xhirimet e filmit të tij të 51-të artistik, një komedi bashkëkoho...
Greqia nuk po blen thjesht tre sisteme të reja kundërajrore. Me "Mburojën e Akilit", ajo po përpiqet të krijojë për her&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të enjten se ka pasur “përparim të madh” drejt krijimit të një baze ush...
Udhëtimi i pesë të rinjve në Athinë i kthye në tragjedi pas një aksidenti të rëndë që u mori jetën...