SHBA/ Këshilli i Paqes: Izraeli do të tërhiqet nga Gaza lindore pas çarmatimit të Hamasit

Këshilli i Paqes ka njoftuar se forcat izraelite do të tërhiqen plotësisht përtej të ashtuquajturës “Vija e Verdhë” në Gazën lindore, pasi Hamasi të përfundojë procesin e çarmatimit dhe dorëzimit të armëve.
Sipas njoftimit, ky qëndrim u rikonfirmua pas një takimi mes drejtorit të përgjithshëm të këtij organi, Nickolay Mladenov, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale thuhet se objektivi përfundimtar është demilitarizimi i plotë i Rripit të Gazës, përmes çarmatimit të grupeve të armatosura dhe kalimit drejt një administrimi civil.
Gjithashtu, bëhet e ditur se procesi i zbatimit të qeverisjes politike do të mbikëqyret nga një Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit, si edhe nga Komiteti i Verifikimit të Zbatimit, ku, sipas deklaratës, marrin pjesë Shtetet e Bashkuara dhe vetë Këshilli i Paqes.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Momenti kur i riu që vrau gruan britanike tërheq valixhen me trupin brenda

Satanisti terrorizon famullitë e krishtera/ Ja veprimet e pazakonta në ambientet e objekteve

Urdhëroi vrasjen e modeles live në TikTok, arrestohet bosi i kartelit të drogës. Zbardhet shkaku i aktit makabër para mijëra ndjekësve...

Gjykata e Jerusalemit bllokon "Burgun e Krokodilëve" të Ben-Gvirit

Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet

Interesi financiar, 60-vjeçari mban trupin e nënës në frigorifer për 3 vjet

Copëzat e dronëve vrasin 6 persona në plazh, 40 të tjerë të plagosur

Nëna detyron të bijën e mitur të kryej akte seksuale me një burrë 56-vjeçar, e shihte nëpërmjet video-call





