Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP) njoftoi të enjten se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e importit të gomave të automjeteve të prodhuara në fabrikën kineze Linglong në Serbi, për shkak të pretendimeve se ato janë prodhuar përmes punës me detyrim.
“Zyrtarët e CBP-së do t’i ndalojnë në të gjitha pikat hyrëse në SHBA dërgesat e këtyre gomave, për shkak të provave që tregojnë përdorimin e punës me detyrim në prodhimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Në njoftim u tha se urdhri lidhet me gomat e prodhuara në fabrikën e Linglong-ut në veri të Serbisë, dhe është rezultat i një hetimi dhe analize të informacionit që tregon se gomat e automjeteve janë prodhuar duke përdorur punë me detyrim – përfshirë deklarata të punëtorëve, fotografi, kontrata pune, shënime nga terreni të fokus-grupeve, pamje të mesazheve tekstuale, raporte të organizatave joqeveritare, raportime mediatike dhe hulumtime akademike.
Sipas Doganës amerikane, këto prova kanë treguar se punëtorët në Linglong janë ekspozuar ndaj nëntë treguesve të punës me detyrim sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës: mbajtja e dokumenteve personale, frikësimi dhe kërcënimet, izolimi, orët e tepërta të punës, mohimi i pagave, skllavëria përmes borxhit, kushte abuzive të jetesës dhe punës, mashtrimi dhe abuzim të cenueshmërisë.
“Mesazhi është i qartë, Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë punën me detyrim në zinxhirët e furnizimit”, tha komisionari i Doganës amerikane, Rodney S. Scott.
Ushtruesja e detyrës së ndihmëskomisonares ekzekutive, Susan S. Thomas, nga Zyra për Tregti e CBP-së, tha se “amerikanët nuk duhet të konkurrojnë me produkte të krijuara përmes shfrytëzimit”.
“Duke parandaluar hyrjen e mallrave të prodhuara me punë me detyrim në tregun amerikan, CBP-ja ndihmon që punëtorët dhe bizneset amerikane të veprojnë në kushte të barabarta”, tha Thomas përmes një njoftimi, ku u shtua se sipas të dhënave të Doganës, gomat nga fabrika kineze në Serbi po importohen ose ka gjasa që të importohen në SHBA.
Dogana amerikane shtoi se importuesit e dërgesave të ndaluara mund të kërkojnë shkatërrimin ose eksportimin e dërgesave të tyre, ose të përpiqen të dëshmojnë se mallrat nuk janë prodhuar përmes punës me detyrim.
Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për fabrikën Linglong në Zrenjanin dhe për pretendimet për abuzim të punëtorëve dhe shkelje të të drejtave të punës. Në fillim të vitit 2024, organizata joqeveritare Astra paraqiti kallëzim penal në emër të 11 punëtorëve nga India, nën dyshimet për trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim në punë. Disa vite më parë, kishte dyshime edhe për shfrytëzimin e disa qindra punëtorëve nga Vietnami, të cilët në atë kohë ishin të angazhuar në ndërtimin e fabrikës në Zrenjanin.
Parlamenti Evropian, me një rezolutë të vitit 2021, i kërkoi Serbisë të hetonte rastin e “skllavërisë moderne”, megjithatë ai rast u mbyll pa nisur procedura, me kthimin e punëtorëve në Vietnam. Linglong hodhi poshtë përgjegjësinë, duke pretenduar se punëtorët ishin angazhuar nga një prej nënkontraktorëve të kompanisë. Për shkak të pretendimeve për punë me detyrim, Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin për trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2024, deklaroi se “Qeveria e Republikës së Serbisë nuk i ka hetuar plotësisht akuzat e besueshme për punë me detyrim, përfshirë konfiskimin e pasaportave, kushtet çnjerëzore të punës dhe jetesës, por ka vazhduar të pretendojë se punëtorët vietnamezë dhe indianë nuk janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore”./ REL
Një ish-anestezist, i quajtur "Doktor Vdekja" nga prokurorët francezë, është dënuar me të paktën 22 vjet burg për v...
Udhëheqësit evropianë po takohen në Bruksel sonte, duke u përpjekur të gjejnë një gjuhë të përbashkë...
Dronët kamikazë ukrainas kanë kryer një sulm të suksesshëm ndaj dy sistemeve raketore S-400 ruse në rajonin Belgorod të ...
Protestë e tensionuar është regjistruar në Bruksel – Fermerët shpërthyen në përplasje me policinë jasht&eum...
Familja e një nëne të dy fëmijëve, e cila vdiq pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike në Turqi, &...
Shtetet e Bashkuara njoftuan sot vendosjen e sanksioneve ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GNP), të cilët ...
Foto të reja nga arkivi personal i Jeffrey Epstein u publikuan nga Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së P&eum...
Rusët me lidhje me shërbimet ushtarake dhe të sigurisë së vendit dyshohet se janë përfshirë në aktivitete spiunazhi...
Një tragjedi goditi një aeroport në Karolinën e Veriut të enjten në mëngjes kur një aeroplan i vogël Cessna C550 u ...
Incidente të rënda po ndodhin në Bruksel, jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian, me fermerë që vën&...