Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve kanë marrë përparësi pas përshkallëzimit të ditëve të fundit.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni vijon të mbajë gati lista të objektivave ushtarakë, por për momentin synon t’i japë Iranit mundësi për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
Një zyrtar amerikan tha për mediat se strategjia e SHBA-së ka qenë goditja e objektivave të përcaktuara dhe më pas ndalimi i operacioneve për të shmangur një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.
Sipas burimeve diplomatike, Katari dhe Pakistani po ndërmjetësojnë për rikthimin e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në negociata, ndërsa vijojnë kontaktet teknike për çështjen bërthamore.
Ndërkohë, autoritetet iraniane njoftuan varrimin e liderit suprem Ali Khamenei, ndërsa pasuesi i tij, Mojtaba Khamenei, nuk u shfaq publikisht gjatë ceremonive mortore.
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit mbetet i reduktuar pas sulmeve të fundit ndaj anijeve tregtare, ndërsa kompanitë e sigurimeve kanë rritur ndjeshëm kostot për kalimin e mjeteve lundruese në këtë korridor strategjik të rëndësishëm për tregtinë globale.
Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme, zyrtarët amerikanë theksojnë se prioriteti aktual është diplomacia, ndërsa mundësia e rifillimit të operacioneve ushtarake mbetet e hapur nëse zhvillimet në terren e kërkojnë.
Ndërkohë, autoritetet iraniane pretendojnë se ushtria e tyre ka goditur sisteme amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot në Kuvajt. Sipas tyre, pjesë e sulmeve kanë qenë edhe një bazë amerikane në Katar dhe një depo karburanti e ushtrisë amerikane në Bahrein.
Kuvajti njoftoi se forcat e tij kanë rrëzuar tre raketa balistike dhe 10 dronë, ndërsa nga sulmet është raportuar një person i plagosur.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Korrik16:01
Komplot me eksplozivë dhe dronë ndaj Trumpit e Vances, FBI arreston 8 persona
SHBA- Tetë persona përballen me akuza për konspiracion për të kryer vrasje dhe terrorizëm, duke pretenduar se kanë planifikua...
BOTA
10 Korrik15:55
Pse e ndërroi Trump avionin për t’u kthyer nga Turqia? Wall Street Journal: Izraeli informoi SHBA-të për një tentativë të Iranit për…
Irani dyshohet se planifikoi të vriste Presidentin e SHBA-së Donald Trump, sipas inteligjencës izraelite të raportuar sot nga mediat ameri...
BOTA
10 Korrik15:52
Komanda amerikane: Mbi 800 anije tregtare kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i majit
Më shumë se 800 anije tregtare kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me ndihmën e Marinës Amerikane që nga fill...
Piranjat News
BOTA
10 Korrik14:46
VIDEO/ Fermeri ukrainas transporton me traktor një dron rus që ishte rrëzuar në fushë
Një incident i pazakontë u regjistrua në Ukrainë, kur një fshatar transportoi një dron rus Shahed që kishte ...
BOTA
10 Korrik14:07
Mister në Dubai! Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të
Një influencuese dhe modele braziliane ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Dubai, ndërsa autoritetet po hetojnë ...
BOTA
10 Korrik13:19
Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike
Rusia ishte një hap larg përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Por sipas informacioneve të fundit ka qenë K...
BOTA
10 Korrik13:18
“Dizajn që krijon varësi” – Komisioni Evropian zbulon shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
Komisioni Evropian e ka gjetur paraprakisht Meta-n në shkelje të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) për shkak të dizajnit probl...
BOTA
10 Korrik12:41
Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë
Nëntë departamente në Francë do të vendosen nën nivelin e alarmit të kuq nga mesdita e sotme për shkak të nxeht&e...
BOTA
10 Korrik11:56
Ukraina godet sërish objektet energjetike ruse, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha
Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse në orët e para t&eu...
BOTA
10 Korrik11:19
Koreja e Veriut nuk ndal ambiciet luftarake, Pheniani zotohet të forcojë forcën bërthamore në cilësi dhe sasi
Media shtetërore e Koresë së Veriut tha të premten se Pheniani është zotuar të forcojë forcën e saj bërthamo...