
Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në ujërat pranë Venezuelës, njoftoi Presidenti Donald Trump gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë.
“Sapo kemi sekuestruar një anije cisternë në bregdetin e Venezuelës – një anije shumë të madhe, në fakt më të madhen e sekuestruar ndonjëherë”, u shpreh ai para gazetarëve.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, publikoi pamje të operacionit, duke e përshkruar cisternën si një “anije të madhe me naftë bruto të përdorur për transportin e naftës së sanksionuar nga Venezuela dhe Irani”. Sipas saj, sekuestrimi është kryer në bashkëpunim me FBI-në, Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Rojën Bregdetare.
Qeveria e Venezuelës e denoncoi menjëherë operacionin amerikan, duke e cilësuar atë si “pirateri ndërkombëtare”. Presidenti Nicolás Maduro ka deklaruar më herët se vendi i tij “nuk do të bëhet kurrë një koloni nafte”.
Administrata amerikane e ka akuzuar prej kohësh Venezuelën për trafikun e narkotikëve drejt SHBA-së dhe ka shtuar presionin diplomatik ndaj qeverisë së Maduros gjatë muajve të fundit. Karakasi, nga ana tjetër, këmbëngul se Uashingtoni po kërkon të vjedhë burimet e pasura të naftës të vendit.
Pamjet e publikuara tregojnë një helikopter ushtarak që qëndron pezull mbi anijen cisternë, ndërsa trupa zbresin me litarë në kuvertë me armë në duar. Sipas një zyrtari të lartë ushtarak amerikan, helikopterët u nisën nga aeroplanmbajtësja USS Gerald Ford, e dërguar në Karaibe muajin e kaluar.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 December09:17
Analiza: A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?
Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushat...
BOTA
11 December09:02
Raporti Botëror për Pabarazinë: Një elitë e vogël kontrollon pjesën më të madhe të pasurisë dhe pushtetit global
Një Raport i ri Botëror për Pabarazinë paralajmëron se më pak se 60,000 nga njerëzit më të pasur në botë...
BOTA
11 December08:39
Rrëfimi tronditës i 11-vjeçarit ukrainas prek Parlamentin Europian: Nënën e gjeta nën rrënoja
Parlamenti Evropian u prek thellë nga fjalimi emocional i Roman Oleksiyevit, një djalë 11-vjeçar nga Ukraina, i cili humbi nënë...
BOTA
11 December08:32
Presidenti amerikan lançon “Trump Gold Card”, vizë e përshpejtuar për të huajt e pasur kundrejt pagesës
Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar një skemë të re imigracioni që u ofron vizë të përshpejtuar qytetarëve ...
BOTA
11 December08:19
Trump paralajmëron shpalljen e Bordit të Paqes për Gazën: Të gjithë udhëheqësit duan të jenë pjesë e tij
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se një njoftim në lidhje me udhëheqësit botërorë që...
BOTA
10 December23:37
Arrestohet ish-presidenti i Bolivisë
Ish-presidenti i Bolivisë, Luis Arce, thuhet se u arrestua dhe u dërgua në selinë e policisë të mërkurën. Ish-ministrja ...
BOTA
10 December23:00
Zbulimi historik, arkeologët: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej
Një zbulim mahnitës në një gërmim arkeologjik në Mbretërinë e Bashkuar po rishkruan kronologjinë e kohës kur...
BOTA
10 December22:48
Trump ashpërson hyrjet për turistët, kërkohet historiku 5-vjeçar i rrjeteve sociale
Turistëve nga dhjetëra vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, do t’u kërkohet të dorëzojnë historikun...
BOTA
10 December22:10
Krimi makabër, burri vret ish-missin dhe i copëton pjesët në blender duke parë video në Youtube
Burri i një ish-finalisteje të Miss Zvicrës është akuzuar për vrasjen makabre të gruas së tij, të cilën e mbyt...
BOTA
10 December22:04
SHBA sekuestron anijen cisternë të naftës brigjet e Venezuelës, rritet çmimi
SHBA-të kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, tha Presidenti Donald Trump të mërkurën,...