Kryeministri injoron akuzat e Veliajt dhe nis ditën me ftesat banale për dialog
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me 81.6 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 9...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore në ishullin Qeshm të Iranit, në Ngushticën e Hormuzit, bëjnë me dij...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura...
Zgjedhjet për Kongresin e ri. Zgjedhjet e mesmandatit shihen gjithashtu si një vlerësim i politikave të Trumpit. Senati, Dhoma e Përfa...
Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe kalimi i saj në një taksë mbi automjetet shihet si një lehtë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër Meksikën për atë që e cilësoi si masa të pamjaftueshme kundër karteleve të drogës, duke paralajmëruar se kërcënimi duhet të trajtohet “në një mënyrë ose në një tjetër”. Deklarata u bë gjatë vizitës së tij në Ekuador, ndërsa Uashingtoni njoftoi gjithashtu përfshirjen e grupit kriminal ekuadorian Los Tiguerones në listën amerikane të “organizatave të huaja terroriste”.
Rubio tha se pjesë të mëdha të territorit meksikan nuk janë nën kontrollin efektiv të shtetit dhe se në këto zona veprojnë organizata që ai i përshkroi si “narko-terroriste”.
“Në Meksikë ka territore të gjera që nuk qeverisen nga shteti”, deklaroi Rubio, duke e cilësuar situatën si një kërcënim serioz për sigurinë në rajon.
Megjithatë, sekretari amerikan pranoi se qeveria e presidentes meksikane Claudia Sheinbaum ka bërë përparim në luftën kundër karteleve, por sipas tij, Meksika “nuk po bën mjaftueshëm”.
Rubio nuk dha detaje se çfarë nënkuptonte me paralajmërimin se kërcënimi do të duhet të adresohet “në një mënyrë ose në një tjetër”.
Në të njëjtën ditë, Shtetet e Bashkuara njoftuan klasifikimin e Los Tiguerones si “organizatë të huaj terroriste”, në kuadër të fushatës së administratës amerikane kundër grupeve kriminale dhe rrjeteve të trafikut të drogës në Amerikën Latine.
“Nuk po flasim për një mafi tipike, nuk po flasim për kriminelë, po flasim për terroristë”, tha Rubio në Quito, duke e cilësuar Ekuadorin si një aleat të ngushtë të SHBA-së.
Ekuadori, dikur i konsideruar ndër vendet më të sigurta të Amerikës Latine, është përballur vitet e fundit me një rritje të fortë të krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe dhunës mes grupeve rivale.
Pozicioni gjeografik e ka kthyer Ekuadorin në një pikë të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës. Portet e tij në Oqeanin Paqësor dhe afërsia me Kolumbinë dhe Perunë, dy prej prodhuesve kryesorë të kokainës në botë, e kanë bërë vendin një qendër të rëndësishme eksporti.
Sipas shifrave të cituara nga autoritetet amerikane, rreth 70% e kokainës që trafikohet drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës kalon përmes Ekuadorit.
Rubio ndodhet në një turne në Amerikën Latine, ku pas Ekuadorit pritet të vizitojë Perunë, ndërsa më herët ka qëndruar në Kolumbi.
Sipas tij, grupet kriminale në rajon disponojnë “armë dhe pajisje të ngjashme me ato të ushtrive të disa vendeve”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do t’i ofronte çdo amerikani të rritur një pagesë prej 5,000 dollarësh...
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
Rrjetet energjetike, rrjetet e të dhënave, tregjet e aksioneve: sa e lehtë është të paralizohet bota moderne duke sulmuar sistem...
Spanja ka regjistruar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike, ndërsa vendi është përballur me...
Bashkimi Evropian ka ndarë 114.7 milionë euro për Spanjën, në kuadër të fondeve të emergjencës, për përba...
Kompanitë ajrore kanë kërkuar përgjegjësi, ndërsa pasagjerët në disa prej aeroporteve më të mëdha të...
Administrata Trump nuk e kundërshtoi nismën e udhëhequr nga Britania e Madhe për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj vendbanimeve izra...
Një moment dramatik gjatë udhëtimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky drejt Norvegjisë: aeroplani me të cilin ai po udh&e...
Presidenti amerikan Donald Trump u ka dhënë nga 45 mijë dollarë në para tre prej ndihmësve të tij në Shtëpinë ...
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, mund të marrë një rol më të madh në përpjekjet amerikane për t’i dhënë...