SHBA shpall në kërkim “El 03”/ Kreu i ri i kartelit më të fuqishëm meksikan është shtetas amerikan

Një situatë e pazakontë ka vendosur në vështirësi autoritetet amerikane në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Personi që Uashingtoni e konsideron drejtuesin e ri të Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG), një prej organizatave kriminale më të fuqishme në botë, është shtetas amerikan.
Bëhet fjalë për Juan Carlos Valencia, 41 vjeç, i njohur me nofkën “El 03”, i lindur në Santa Ana të Kalifornisë. Autoritetet amerikane e identifikojnë atë si pasardhësin e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ish-kreu i CJNG-së. Pas vdekjes së “El Mencho”, SHBA e ka shpallur Valencian një nga objektivat kryesorë të luftës kundër kartelit dhe ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionet që mund të çojnë në arrestimin e tij.
Historia e Valencia-s lidhet prej vitesh me botën e krimit. Ai është djali i Armando Valencia Cornelio, themeluesit të Kartelit Milenio, ndërsa nëna e tij, Rosalinda González Valencia, është konsideruar një figurë e rëndësishme në strukturat drejtuese të CJNG-së. Më pas, Valencia u rrit nën ndikimin e “El Mencho”.
Pengesë për autoritetet amerikane mbetet shtetësia e tij e dyfishtë, amerikane dhe meksikane. Ligjet në SHBA kufizojnë operacionet që mund të rrezikojnë jetën e një qytetari amerikan, duke e bërë më të ndërlikuar një ndërhyrje të drejtpërdrejtë.
Lexo edhe
BOTA
Vrasja tragjike e ish-ministres britanike, policia zbulon detajet: Ann Widdecombe dyshohet se u sulmua 24 orë para se të gjendej e vdekur

Ja pse Presidenti Emmanuel Macron nuk do të jetë në tribunë për sfidën ndaj Spanjës

"Do të hakmerremi ndaj vrasësve të pandershëm", kërcënon Khamenei: Nuk do të negociojmë me SHBA

Zbulime të reja për UFO-t: Objekti me tetë cepa dhe një mjet i heshtur depërtuan në bazën bërthamore amerikane

Mbretëria e Bashkuar përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike

12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive që 'përpinë' vendin

Reforma e pensioneve në Gjermani/ DW: Çfarë do të ndryshojë për punonjësit në tërësi dhe emigrantët?

Ministri i Jashtëm iranian: Ne e mbajtëm fjalën, Uashingtoni shkeli armëpushimin





