SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje të martën partnerëve ndërkombëtarë të SHBA-së që të “ndërpresin menjëherë” tregtinë me Nikaraguanë, pasi parlamenti i vendit votoi për të ndaluar partitë opozitare të marrin pjesë në zgjedhje.
“Diktaturat që shkelin të drejtat e njeriut të qytetarëve të tyre nuk duhet të përfitojnë nga të njëjtat privilegje ekonomike ose politike si qeveritë e angazhuara për të mbrojtur paqen dhe sigurinë”, tha Rubio, duke denoncuar atë që e cilësoi si një “diktaturë të egër” dhe duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Managuas.
Uashingtoni po u bën thirrje partnerëve të tij të huaj që të ndërpresin menjëherë “punën e zakonshme” me qeverinë e Nikaraguas, duke theksuar se mbetet i përkushtuar për të adresuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga qeveria e këtij vendi.
Deklaratat e Rubios vijnë pasi Kongresi i Nikaraguas miratoi një reformë kushtetuese që u ndalon partive të opozitës të kandidojnë në zgjedhje dhe zgjat mandatin presidencial nga gjashtë në shtatë vjet. Nisma është kritikuar më parë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të rajonit.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO nga momenti i arrestimit/ Burri 29-vjeçar rreh nënën për më shumë se një orë derisa e vr*t

Pse Trump favorizon Putinin? Tre teoritë që shpjegojnë raportin e pazakontë

Alarm në Kinë për tajfunin Saudel/ Përmbytje, shkatërrime dhe reshje ekstreme

Frikë nga tensionet gjeopolitike, Holanda largon 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja

Dy prindërit dhe vajza me aftësi të kufizuara u gjetën të vdek*r në banesë, mikja e familjes: Shpenzuan 300 mijë euro te një guru!

"Cristiano Ronaldo më mori me videocall"/ Një grua bie viktimë e mashtrimit online

Tensione në Novi Sad, Vuçiç anulon tubimin: Mjaft me terrorin në rrugë

Incidenti me dron “ndez” tensionet me Moskën, reagon BE dhe NATO: Gati t’i përgjigjemi Rusisë!





