FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjeruar listën e vendeve që do i nënshtrohen një ndalimi të plotë për hyrje në SHBA, duke përfshirë edhe Sirinë, si dhe disa shtete të tjera të Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Në një deklaratë zyrtare, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump ka nënshkruar një shpallje që “zgjeron dhe forcon kufizimet e hyrjes për shtetasit nga vende që paraqesin mangësi serioze dhe të vazhdueshme në proceset e shqyrtimit, verifikimit dhe shkëmbimit të informacionit”, me qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe publike të SHBA-së.
Sipas këtij vendimi, ndalimi i plotë i udhëtimit prek qytetarët e Burkina Fasos, Malit, Nigerit, Sudanit të Jugut, Sirisë, si dhe personat që mbajnë dokumente udhëtimi të lëshuara nga Autoriteti Palestinez. Po ashtu, Laosi dhe Sierra Leone, që më parë ishin subjekt i kufizimeve të pjesshme, tani do të përballen me ndalim të plotë hyrjeje në SHBA. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se ndalimi i zgjeruar do të hyjë në fuqi më 1 janar.
Ky vendim vjen pavarësisht deklaratave të mëparshme të Trump, i cili kishte premtuar mbështetje për stabilizimin e Sirisë pas bisedimeve të zhvilluara në nëntor me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa. Ky i fundit, një ish-komandant i al-Kaedës dhe më herët i sanksionuar nga Uashingtoni, ka fituar vëmendje ndërkombëtare pas rrëzimit të Bashar al-Assadit dhe përpjekjeve për të paraqitur veten si një lider i moderuar.
Megjithatë, gjatë fundjavës, Trump reagoi ashpër pas njoftimit të ushtrisë amerikane se dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil u vranë në Siri nga një sulmues i dyshuar i ISIS-it, gjatë një sulmi ndaj një konvoji të përbashkët amerikan dhe sirian. Në një postim në platformën Truth Social, Trump paralajmëroi “hakmarrje shumë serioze”, duke e cilësuar incidentin si “të tmerrshëm”.
Siria u përmend drejtpërdrejt edhe në arsyetimin e Shtëpisë së Bardhë për ndalimin e udhëtimit. Sipas deklaratës, vendi po del nga një periudhë e gjatë trazirash dhe konfliktesh të brendshme dhe ende nuk disponon një autoritet qendror funksional për lëshimin e pasaportave dhe dokumenteve civile, si dhe masa të mjaftueshme për shqyrtimin dhe verifikimin e shtetasve.
Autoritetet amerikane po hetojnë vrasjen e një profesori të njohur të Massachusetts Institute of Technology (MIT), i cili u qëllua p&...
Presidenti rus Vladimir Putin i quajti udhëheqësit evropianë "derra të vegjël" që donin të përfitonin nga rënia e R...
Autoritetet amerikane po hetojnë vrasjen e një profesori të njohur të Massachusetts Institute of Technology (MIT), i cili u qëllua...
Një burrë 86-vjeçar është arrestuar në lidhje me vrasjen e një çifti në fermën e tyre në Uells më...
Policia ka publikuar fotot e 9-vjeçare Aria Thorpe, e cila u godit me thikë për vdekje në Somerset. Një imazh e tregon vajzën m...
Pamjet e Reuters treguan avionë të marinës amerikane në ish-bazën detare Roosevelt Roads në Porto Riko të mërkurën....
Qindra milje larg vijës bregdetare të populluar të Kinës, një kthesë e mprehtë në një lumë të largët...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se asnjë zyrtar serb nuk do ta përfaqësojë Serbinë në Sami...
Një incident i rëndë ka ndodhur në Strasburg një ditë më parë, ku është përfshirë një eurodep...
Një sulm ajror i ushtrisë ruse ka goditur qytetin e Zaporizhias në juglindje të Ukrainës, duke lënë të paktën 26 ...