Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qëllim që të parandalohet një luftë e nisur nga Rusia, që mund të jetë “në shkallën e një lufte që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë e kanë përjetuar”.
Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake perëndimore nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit të Rusisë në Evropë dhe se ata duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin për mbrojtje për të parandaluar një luftë në shkallën që e kanë përjetuar brezat e mëparshëm.
“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Shumë nuk e ndiejnë urgjencën.
Dhe, shumë besojnë se koha është në favorin tonë. Nuk është. Koha tani është për veprim”, tha Rutte.
“Konflikti është në derën tonë. Rusia e ka kthyer luftën në Evropë. Ne duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.
Sipas Ruttes, Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.
Për pothuajse katër vjet, Rusia po vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Tensionet janë rritur që kur ka nisur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kremlini ka përmendur zgjerimin e mundshëm të NATO-s si një nga arsyet e nisjes së luftës, e cila, sipas Ruttes dhe burimeve të tjera të inteligjencës perëndimore, ka shkaktuar më shumë se 1 milion viktima.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar fuqitë evropiane më 2 dhjetor se nëse nisin një “luftë” me Rusinë, Moska është gati që të luftojë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një tryeze të rrumbullakët me ambasadorët në Moskë më 11 dhjetor deklaroi se Kremilini nuk ka plane për të kryer sulme ushtarake ndaj asnjë vendi të Bashkimit Evropian ose NATO-s, duke shtuar se është “gati të vendosë në letër garancitë përkatëse” për ta pohuar këtë “në mënyrë kolektive dhe të ndërsjellë”.
Muajin e kaluar, avionë luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër për të gjurmuar inkursionet në hapësirën ajrore të Rumanisë nga dronë, teksa Rusia vazhdonte të sulmonte caqe në Ukrainën fqinje.
Shkeljet e hapësirës ajrore të Rumanisë dhe Polonisë nga dronë rusë, së bashku me inkursione nga avionët ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, e detyruan NATO-n të niste iniciativën “Roja Lindore” me qëllim që të forcohet mbrojtja ajrore e 32-anëtarëve të aleancës./ REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 December20:10
Këpucë pitoni dhe bizhuteri, Meloni nxjerr në ankand dhuratat nga liderët e huaj, mes tyre edhe atë të Ramës. Çfarë i pat dhuruar kryeministri shqiptar
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtar...
BOTA
11 December19:56
Forcat ruse marrin nën kontroll qytetin ukrainas, Putin falënderon komandantët
Presidenti Vladimir Putin falënderoi ushtrinë ruse të enjten pasi komandantët i thanë se forcat e tyre kishin marrë kontrollin e p...
BOTA
11 December19:50
Kryebashkiaku serb vret me thikë të dashurën nga xhelozia
Një krim tronditës nga xhelozia ka tronditur opinionin në Serbi. Radovan Ranisavljević, 57 vjeç, shef i sektorit për administratë...
BOTA
11 December19:46
Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me që...
BOTA
11 December19:36
Ndërron jetë alpinistja 33-vjeçare në Austri, mendohet se i dashuri e ka lënë vetëm gjatë ngjitjes së malit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë lidhur me vdekjen e alpinistes 33-vjeçare Kerstin Gunter, e cila humbi jetë...
BOTA
11 December17:59
Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar në Finikounda, flet mbesa: Xhaxhai e ndryshoi testamentin e tij pesë herë
Amalia Tomara, mbesa e pronarit të kampingut në Finikounda, i cili u vra në fillim të tetorit ka dhënë një deklarat&eu...
BOTA
11 December17:17
Kremlini akuza Londrës: Britania të tregojë se çfarë po bënte ushtari anglez i vrarë në Ukrainë!
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Britania duhet të zbulojë se çfarë bëri n...
BOTA
11 December17:04
Lidhja e fortë mes Princeshë Dianës dhe fallxhores së saj, zbulohet pas 30 vitesh letra sekrete
Letra që Princeshë Diana i drejtoi ‘fallxhores’ së saj, ku i shkruante se sa e vlerësonte, është zbuluar pas 30 vitesh...
BOTA
11 December17:02
VIDEO/ “Ju lutem mos më prekni”, politikani polak i revoltuar përpiqet t’ia rrëmbejë gazetares mikrofonin gjatë transmetimit live
Momente tensioni janë regjistruar në Poloni, ku një politikan shihet duke u përpjekur t'ia mbyllë mikrofonin një gazetareje...
BOTA
11 December16:36
Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale
Që nga viti 1801, udhëheqësit amerikanë janë mbledhur në Uashington, DC, për të marrë pjesë në inaugurimi...