Shkarkimi i Kreshnik Hajdarit, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

Ilirjan Celibashi do duhet të vendosë për fatin e kreut të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Ky ishte vendimi që mori Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në mënyrë unanime, duke detyruar Kryekomisionerin që të shqyrtojë çështjen në themel dhe duhet të shprehet për ligjshmërinë e qëndrimit të Kreshnik Hajdarit në zyrën e të parit të qytetit të Kuçovës.
Me këtë vendim të KAS, Celibashi është i detyruar të shqyrtojë dhe t’i japë fund kësaj çështje, e cila prej muajsh nuk po merret zgjidhje për shkak të ping pongut institucional.
KQZ dhe KAS janë vënë në lëvizje nga Lefter Maliqi, kandidat për Bashkinë Kuçovë në zgjedhjet e 14 Majit 2023, pasi Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga GJKKO me 6 muaj burg, i konvertuar në shërbim prove.
“1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore, regjistruar me nr. 1 Regjitri, datë 01.06.2026, depozituar nga z. Lefter Maliqi (Partia e Lirisë).
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 35, datë 21.05.2026, “Për shqyrtimin administrativ të rezultatit të verifikimit për subjektin vetëdeklarues, z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
3. Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të shqyrtojë në themel çështjen administrative.
4. Rrëzimin e kërkesës për moslejimin e ankimit ndaj këtij ankimi”, thuhet në njoftimin e tyre”,- thuhet në njoftimin e KAS.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Mbështesim plotësisht protestën qytetare dhe 5 kërkesat e saj’/ Berisha: Rama të japë dorëheqjen! Qeveri teknike!

Protestat masive/ Këlliçi: Vendosja e flamujve të Izraelit e qëllimshme nga Rama! Qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Rama akuzoi iranianët për luftë hibride, reagon Teherani: Qeveria Rama po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!...

“Rama të japë dorëheqjen”/ PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve: Bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipëris...

Maliqi: Hajdari i Kuçovës i dënuar nga SPAK dhe nën hetim për 11 kallëzime të tjera, vazhdon cirku i mbrojtjes oligarkike





