Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Shpërthim në Sevastopol/ Vritet ish-komandanti i nëndetëses ukrainase, arrestohet një 32-vjeçare

P
Piranjat13 August 2026, 16:11 · 3 min lexim
Shpërthim në Sevastopol/ Vritet ish-komandanti i nëndetëses

Një ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka humbur jetën pas një shpërthimi në Sevastopol, në Krime, ndërsa autoritetet ruse kanë arrestuar një grua 32-vjeçare, të dyshuar për përfshirje në sulm. Sipas autoriteteve ruse, ushtaraku u plagos rëndë nga shpërthimi dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të ketë qenë një sulm i organizuar me eksploziv.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gruaja e arrestuar është shtetase ruse, e lindur në vitin 1994. Autoritetet ruse pretendojnë se ajo ka vepruar me urdhër të shërbimeve të inteligjencës ukrainase, ndërsa hetimet për motivin dhe mënyrën e organizimit të sulmit vijojnë.

Ndërkohë, raportime nga Ukraina kanë identifikuar viktimën si kapitenin 49-vjeçar Robert Sayev, i cili dyshohet se kishte shërbyer si zëvendëskomandant i Brigadës së 4-t të Pavarur të Nëndetëseve të Flotës Ruse të Detit të Zi. Sipas tyre, Sayev po zbriste në një rrugë në Sevastopol kur një pajisje shpërthyese detonoi pranë tij. Dyshohet se eksplozivi mund të ishte vendosur në një kosh mbeturinash.

Njësia ku ai kishte shërbyer është e pajisur me nëndetëse të përdorura nga Rusia për lëshimin e raketave të lundrimit Kalibr kundër objektivave në Ukrainë. Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për shpërthimin dhe po verifikojnë nëse gruaja e arrestuar ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në organizimin e sulmit.

Nga Marina Ukrainase te Marina Ruse

Para aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Sayev shërbeu në Marinën Ukrainase dhe kishte qenë komandant i nëndetëses Zaporizhzhia. Pas ngjarjeve të vitit 2014, ai kaloi në anën ruse dhe vazhdoi karrierën e tij ushtarake në Forcat e Armatosura Ruse.

Burime ukrainase e përshkruajnë atë si tradhtar për shkak të vendimit të tij për t'u larguar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Më pas, ai dyshohet se mori pozicionin e komandantit të një nëndetëseje ruse dhe më vonë u ngrit në pozicionin e zëvendëskomandantit të brigadës së 4-t të pavarur të nëndetëseve të Flotës së Detit të Zi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.