Shpërthime pranë hotelit ku po qëndron Emmanuel Macron në Damask, 18 të plagosur

Alarmi u dha në Damask të martën kur shpërthime u dëgjuan pranë hotelit Four Seasons, ku mediat siriane thanë se po qëndronte presidenti francez Emmanuel Macron.
Sipas mediave shtetërore siriane, shpërthimet plagosën të paktën 18 persona, përfshirë katër oficerë policie.
BREAKING | Explosions heard in Damascus coinciding with French President Macron's visit.
— The Cradle (@TheCradleMedia) July 7, 2026
According to reports, the incident took place near the hotel where Macron is staying. pic.twitter.com/SJFfQHmTsa
Në kohën e incidentit, Macron kishte hyrë tashmë në pallatin presidencial për takimin e tij me presidentin sirian Ahmed al-Sarrah. Autoritetet siriane nuk bënë menjëherë një koment zyrtar mbi shpërthimet.
Dëshmitarët i thanë Reuters se panë tym që ngrihej nga zona e hotelit ku Macron kaloi natën në Damask qendror, nga ku ishte nisur më parë për në pallatin presidencial.
Zyra e presidentit francez tha se Macron ishte i sigurt dhe se takimi i tij me al-Sarrah vazhdoi normalisht pavarësisht incidentit. Sipas një burimi sirian të sigurisë të cituar nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), një nga pajisjet shpërthyese ishte vendosur në një kosh plehrash dhe e dyta në një automjet pranë Hotelit Four Seasons.
Deri më tani, asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Incidenti vjen disa ditë pasi një pajisje shpërthyese shpërtheu në një kafene pranë Gjykatës së Damaskut, e cila vrau të paktën 10 persona dhe plagosi 20 të tjerë, duke rritur shqetësimet në lidhje me situatën e sigurisë në kryeqytetin sirian.
Kujtojmë se presidenti francez mbërriti dje, të hënën, në Damask, ku u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shibani . Vizita e tij ka rëndësi të veçantë politike, pasi presidenti francez është udhëheqësi i parë i madh i një vendi të Bashkimit Evropian që viziton vendin që nga përmbysja e Bashar al-Assad dhe marrja e pushtetit nga koalicioni islamist nën al-Sarrah.
"Erdha për të shprehur angazhimin e Francës ndaj popullit sirian. Për një Siri sovrane, të bashkuar në diversitetin e saj dhe në paqe me fqinjët e saj", tha Macron në një postim në X. "Së bashku, le të hapim një kapitull të ri stabiliteti dhe paqeje", shtoi presidenti francez. Mbrëmë, presidenti francez darkoi me presidentin sirian në një restorant në qendër të Damaskut. Më pas, ata vizituan Xhaminë Umajad në zemër të qytetit të vjetër të Damaskut./Piranjat News
Lexo edhe
BOTA
Historia që preku Australinë/ Mësuesi sakrifikoi jetën për të paralajmëruar fëmijët nga peshkaqeni

Syzet me inteligjencë artificiale po kthehen në trend, por a po rrezikojnë privatësinë tonë?

E pazakontë/ Shpenzoi 6 mijë dollarë për Kupën e Botës, por mbeti i bllokuar te porta e hyrjes

Gjendet e vdekur 23-vjeçarja bullgare në Selanik/ Autoritetet nisin hetimet për shkaqet

Vendimi që mund të ndryshojë garën presidenciale në Francë/ Marine Le Pen pret fatin politik





