Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
BOTA

Shkrimtari i “The Simpsons” do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2028 në SHBA

P
Piranjat19 August 2026, 18:50 · 3 min lexim
Shkrimtari i “The Simpsons” do të kandidojë për

Shkrimtari i serialit “The Simpsons”, i cili parashikoi zgjedhjen e Donald Trump si president, do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2028 në Shtetet e Bashkuara.

Dan Greaney ka shkruar disa episode të serialit të njohur, përfshirë episodin “Bart To The Future”. Në episodin, i cili u transmetua plot 16 vjet para presidencës së Trump, Lisa Simpson është në krye të Shteteve të Bashkuara.

Ajo i drejtohet këshilltarit të saj dhe thotë: “Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë të madhe buxhetore nga Presidenti Trump”.

Greaney tha për Reuters se synon që ta kthejë Amerikën në vlerat e saj themelore.

“Dua ta kthej Amerikën te vlerat themelore që besoj se i përfaqëson Amerika, nga të cilat jemi larguar, të cilat ishin barazia e të gjithë njerëzve, demokracia dhe sundimi i ligjit, qeverisja e popullit, nga populli, për popullin. Ky është misioni dhe e marr seriozisht”, tha shkrimtari i “The Simpsons”.

Greaney pranoi se kandidatura e tij është e vështirë dhe tregoi se ishte i motivuar të kandidonte pasi pa drejtues të shquar të teknologjisë dhe miliarderë që mbështesnin Trump.

“Për mua, zgjedhja ishte të bëja këtë ose të mos bëja asgjë. Dhe nuk mund ta pranoja të mos veproja në këtë kohë. Pashë miliarderët në skenë me Trumpin në inaugurimin e tij, dhe u neverita nga ai nënshtrim dhe bashkëpunim. Mendova se ata gaboheshin, por pastaj thashë: çfarë po bëj ndryshe? Dhe kjo është vërtet ajo që më coi në këtë rrugë. Është një shans i vogël, por ndihem shumë më mirë të përpiqeem të bëj diçka sesa të pres”, tha Greaney.

Në faqen e tij të internetit të fushatës, Greaney mbështet zgjerimin e Gjykatës Supreme nga nëntë në 13 gjyqtarë, zvogëlimin e ndikimit të parave në politikë, kujdesin shëndetësor publik, strehimin e përballueshëm dhe nisjen e një programi ekonomik në shkallë të gjerë.

Ai gjithashtu mbështet të drejtën e abortit, ligje më të rrepta për armët dhe atë që ai e përshkruan si rindërtimin e demokracisë dhe qeverisë amerikane “për të gjithë”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.