Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Përmes një dekreti, Shtëpia e Bardhë ka nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.
Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan.
Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së.
Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Uhtas.
Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.
Sa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja ka nominuar po ashtu ambasador për Shqipërinë.
Ndërkaq sa i përket Kosovës, Uashingtoni ende nuk ka ndonjë njoftim, teksa Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.
Në fund të majit të këtij viti, para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan është paraqitur i nominuari për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt.
Para senatorëve ai shpalosi prioritetet e tij kryesore nëse zgjidhet ambasador, duke thënë se ato do të jenë mbrojta e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së.
Ndërkaq, sipas njoftimit të 1 qershorit, SHBA-ja ka nominuar edhe ambasadorë për në El Salvador, Azerbajxhan, Mbretërinë e Kamboxhias, Guinenë Ekuatoriale, Moldavi, Indonezi, Bullgari, Republikën e Trinidad dhe Tobagos, Paraguai, Kolumbi, Lituani, Egjipt, Brazil, Ekuador, Gambi, Sierra Leone dhe Kenia.
Procedura e nominimit të ambasadorëve të SHBA-së bazohet në parimin kushtetues të “këshillimit dhe pëlqimit” të Senatit.
Presidenti së pari nominoi kandidatin për ambasador, i cili mund të jetë diplomat karriere ose person i emëruar politikisht. Më pas, nominimi dërgohet në Komitetin e Senatit për Punë të Jashtme, i cili e shqyrton kandidimin.
Komiteti shpesh organizon seanca dëgjimore në të cilat kandidatët për ambasadorë u përgjigjet pyetjeve të senatorëve lidhur me politikën e SHBA-së, vendin ku do të shërbejë si ambasador dhe tema të tjera të rëndësishme. Komiteti voton për nominimin dhe i dërgon rekomandim përbërjes së plotë të Senatit.
Nëse nominimi miratohet, ai më pas dërgohet për votim në Senat.
Vetëm pasi Senati ta konfirmojë kandidatin me shumicë votash, presidenti amerikan e emëron zyrtarisht ambasadorin.
Ambasadori i ri më pas shkon në vendin pritës dhe dorëzon letrat kredenciale te kreu i shtetit, duke e marrë zyrtarisht detyrën.
Ndryshe nga shumë shtete të tjera, ambasadorët e SHBA-së nuk e fillojnë menjëherë detyrën pas nominimit nga presidenti. Konfirmimi nga Senati është një mekanizëm të rëndësishëm kontrolli i pushtetit ekzekutiv dhe shpesh mund të zgjasë me javë ose muaj, veçanërisht nëse ka polemika politike rreth kandidatit./REL
Videot ku shfaqen burra që dalin në mënyrë misterioze nga kanalizimet e qytetit të Nju Jorkut kanë tërhequr vëmendjen ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për ABC News se ai pret që të arrihet një marrëveshje me Iranin për zgjatjen e armëp...
Një shpërthim në një bankomat u shkaktua nga persona të panjohur të martën në mëngjes në zonë...
Një telefonatë mbi Libanin duket se ka përplasur presidentin e SHBA Donald Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Times of Izrael...
Më 3 qershor është momenti. Atëherë, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të zgjidhet një pjes...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një vale të fuqishme sulmesh ...
Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme ushtarake në Gjirin Persik, Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përpiqen të ruajnë armëp...
Kush do të jetë përfaqësuesi i ri i lartë në Bosnjë e Hercegovinë? Kjo pyetje po mbizotëron para mbledhjes së...
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa po zhvillon një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag t...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore ruse që goditën disa qytete të Ukrainës gjat&eu...