Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Shtëpia e Bardhë humb 19-26 miliardë dollarë në vit

P
Piranjat13 August 2026, 23:01 · 2 min lexim
Shtëpia e Bardhë humb 19-26 miliardë dollarë në vit

Shtëpia e Bardhë ka thënë në një raport të ri se shtetet po i dërgojnë eksportet e tyre përmes vendeve të treta për t’i shmangur taksat amerikane, duke vlerësuar se ka humbje nga taksat në vlerë të 19 deri 26 miliardë dollarë në vit.

Në raport theksohet në mënyrë specifike se Kina reagoi ndaj taksave të reja në vitin 2018 duke i dërguar mallrat e veta në shtete të tjera, nga Meksika në Malajzi për paketim dhe montim të kufizuar. Ky model bëri që të dukej sikur importet e ShBA-së nga Kina kishin rënë, por i mundësoi Pekinit që ta vazhdonte rritjen e sektorit prodhues në mënyra që do të mund t’i sfidonin fabrikat dhe punësimin në ShBA, raporton gazeta “The Guardian”.

Peter Navarro, këshilltar për tregti i Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve në një konferencë se Kina po i pastron eksportet e saj përmes më shumë se 40 shteteve, edhe pse pretendoi se çështjen e ngritura në raport janë më shumë për vendet e tjera që po e mundësojnë shmangien e taksave.

Raporti vjen para një vizite të planifikuar muajin e ardhshëm nga presidenti kinez, Xi Jinping.

Navarro tha se edhe vende të tjera si India mund të bëjnë transportime të tërthorta për t’i shmangur taksat e reja dhe tha se kornizat e reja tregtare që po ndiqen nga administrata e presidentit Donald Trump do të përmbajnë dispozita që garantojnë se partnerët tregtarë që përfshihen në këtë taktikë do të penalizohen.

Për ta adresuar këtë sfidë, Navarro tha se autoritetet doganore amerikane kanë filluar që ta përdorin inteligjencën artificiale në një program prototip për t’i ndalur dërgesat e tërthorta.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.