Shtypi për vdekje një qen me makinë dhe nuk ndaloi, arrestohet shoferja në Korfuz

Pamje të rënda nga Korfuzi kanë nxitur reagime të forta dhe indinjatë te qytetarët e organizatat për mbrojtjen e kafshëve. Një shofere është arrestuar pasi dyshohet se shtypi me veturë një qen që ndodhej i shtrirë në rrugë, në zonën e Avliotes në veri të ishullit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së shtunës, më 22 gusht, dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Në pamje shihet një automjet i bardhë që i afrohet qenit, ul shpejtësinë, por më pas kalon sipër kafshës dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Siç raportohet edhe në mediat lokale, qeni mbeti i plagosur rëndë dhe ngordhi pak çaste më pas. Pas denoncimeve të shumta, autoritetet identifikuan dhe arrestuan shoferen, e cila pritet të dalë para prokurorit.
Për rastin është njoftuar edhe Grupi Panhelenik kundër Keqtrajtimit të Kafshëve. Legjislacioni grek parashikon gjoba të rënda administrative dhe dënime penale për keqtrajtimin ose vrasjen e kafshëve.
Lexo edhe
BOTA
FOTO/ Vrau komandantin dezertor, si u rekrutua nga shërbimi sekret gruaja e ‘zakonshme’ ruse

“Hormuzi mbetet i mbyllur”, presidenti iranian sfidon SHBA-në: Nuk jemi Venezuela

Përshkallëzohet përplasja SHBA-Iran/ Trump "shpall" Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

Zelensky kundër zgjedhjeve gjatë luftës: Do të përçanin Ukrainën!

I nxehti s’ka fund, “piqet” Greqia/ Prej ditësh temperaturat mbi 40 gradë, edhe shtatori do jetë “zjarr”

Britani/ Hakerët iranianë godasin termocentralin, impianti mbeti jashtë funksionit për katër ditë

Stuhi e fuqishme/ Erërat 120 km/h përmbysin avionë në aeroport

Pse Apple ia detyron ngritjen e saj CIA-s/ Si spiunazhi amerikan e “riktheu” Steve Jobs në Cupertino





