BOTA

Si festohen Krishtlindjet në Vatikan?

Piranjat Përditësimi i fundit 24 December 2025, 14:49

Si festohen Krishtlindjet në Vatikan?

Krishtlindjet këtë vit do të celebrohen nga Papa Leo XIV, por traditat e Krishtlindjeve të dashura për vizitorët dhe besimtarët në qendrën e Kishës Katolike mbeten të njëjtat.

Kur fillojnë festimet?

Për katolikët koha e ardhjes (adventit) dhe bashkë me të edhe pritja e lindjes së Krishtit filloi këtë vit më 30 nëntor, me adventin e parë. Megjithatë festimet në Vatikan nisin gjithmonë me ndriçimin zyrtar të pemës së Krishtlindjes dhe zbulimin e grazhdit të Krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit, që kësaj radhe u bë më 15 dhjetor.

Nga vjen pema e Krishtlindjes?

Çdo vit një komunitet i kishës katolike i dhuron Vatikanit pemën e Krishtlindjes, gjë që konsiderohet si një nder i veçantë. Këtë herë u zgjodh një bredh nga provinca e Bolzanos në Tirolin e Jugut, i cili është 27 metra e lartë dhe peshon rreth tetë tonë.

Peshkopi Ivo Muser i Bolcano-Bressanone tha në një intervistë në faqen e internetit të qytetit të Vatikanit: "Dëshiroj që adhurimi për ekzistencën, të ngjallet edhe nga pema jonë dhe të nxisë për të reflektuar". Ai u bëri thirrje njerëzve që të jenë të ndërgjegjshëm, të respektueshëm dhe të gatshëm për të pasur "stile jetese të qëndrueshme dhe të thjeshta". A do të ketë sukses kjo porosi me stolisjen e pasur të pemës, me lojën e dritave, që ndryshojnë vazhdimisht përqark?

Pema vjen për të pestin vit radhazi nga Italia. Nga Gjermania kanë ardhur deri tani katër pemë; në vitin 2028 do të jetë përsëri radha e Gjermanisë. Një pemë nga Deggendorf në Bavarinë e Poshtme do të dërgohet në Vatikan.

Krishtlindja në Vatikan festohet në mënyrë madhështore prej të paktën një gjysmë mijëvjeçari, por në sheshin e Shën Pjetrit pema e krishtlindjeve u vendos që nga viti 1982 gjatë pontifikatit të Papës së Gjon Pali II.

Cili grazhd i Krishtlindjes vjen në Vatikan?

Skena e lindjes së Jezusit vjen nga dioqeza e Nocera Inferiore-Sarno në provincën jugore italiane të Salernos në Kampania. Grazhdi i Krishtlindjes me figura në përmasa reale sjell elemente, që janë tipike për rajonin përreth Nocera. Duke bërë njoftimin peshkopi Giuseppe Giudice tha se kjo është "një mundësi e mrekullueshme për ungjillizimin dhe ripërtëritjen e të gjithë rajonit".

Në të njëjtën kohë këtë vit nën kolonat e majta të sheshit të Shën Pjetrit mund të shihet për të tetën herë ekspozita "100 grazhde të Krishtlindjeve në Vatikan”. Aty mund të shihen 132 grazhde me skena të lindjes së Krishtit të krijuara nga artistë nga 23 vende. Ekspozimi i këtij viti bëhet në kuadrin e programit kulturor "Giubileo è Cultura" (përvjetori është kulturë) dhe sipas "Vatican News" synon "të shprehë falënderime për Vitin e Shenjtë që sapo kemi përjetuar".

Çfarë ndodh natën e Krishtlindjeve?

Papa Leo XIV do të drejtojë meshën solemne të mesnatës në orën 22:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit. Natyrisht katedralja do të jetë plot, prandaj ajo i hap dyert që në orën 19:00. Për hyrjen nevojiten bileta, por ato janë falas dhe zakonisht janë shitur që muaj më parë.

Çfarë vjen më pas?

Vizitorëve dhe besimtarëve nuk u nevojiten bileta në ditën e parë të  Krishtlindjes, kur Papa jep bekimin solemn "Urbi et Orbi" - "për qytetin dhe botën". Leo XIV do të flasë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit i ndjekur nga dhjetëra-mijëra besimtarë në shesh. Fjala e tij fillon në orën 12:00. Edhe këtu sa më parë aq më mirë, sidomos në këtë Vit të Shenjtë, të shpallur nga Papa Françesku, i cili ndërroi jetë në prill. Viti i shenjtë vazhdon deri në fund të sezonit të Krishtlindjeve

Ditën e Vitit të Ri në orën 17:00 Papa do të mbajë shërbesën e darkës në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku këndohet "Te Deum" në shenjë falënderimi për vitin që shkoi.

Kur përfundojnë festimet?

Me "Meshën e Shenjtë në Solemnitetin e Epifanisë" të drejtuar nga Leo XIV më 6 janar në orën 9:30. Atëherë përfundon edhe Viti i Shenjtë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?