Makina del nga rruga pranë Rubikut, dy të plagosur përfundojnë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut. Sipas informacioneve ...
Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut. Sipas informacioneve ...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes tragjike nga jeta të gazetarit...
Një denoncim i mbërritur nga një qytetar në redaksinë e Piranjave news, ngre shqetësimin për situatën e energjisë...
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news se një person, të cilin e identifikon si Xhejsi Selenica, publikon në rrjetet sociale vide...
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Pll...
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Protestat kundër ndikimit të miliarderëve dhe projekteve të luksit nuk janë një fenomen i izoluar vetëm në Shqipëri. E njëjta frymë pakënaqësie është shfaqur edhe në shtetin fqinj, Itali, ku qytetarët kanë dalë në rrugë me mesazhin se vendet e tyre nuk duhet të kthehen në prona të njerëzve të pasur.
Në vendin tonë prej 49 ditësh protestuesit vijojnë tubimet kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec, një projekt ku pritet të investojnë vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Me thirrjet “Shqipëria nuk është në shitje”, për ditë me radhë ata janë duke protestuar dhe kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një situatë e ngjashme është parë së fundmi edhe në Venecia, ku qindra qytetarë protestuan kundër mbërritjes së superjahtit luksoz të ambasadorit amerikan Tilman Fertitta. Për protestuesit, jahti u kthye në simbol të pabarazisë, luksit ekstrem dhe ndikimit të miliarderëve në qytetin historik italian.
Me pankarta dhe thirrje si “Italia nuk është në shitje”, aktivistët marshuan drejt pellgut të Shën Markut, ku ishte ankoruar jahti “Boardwalk”, duke shprehur kundërshtimin ndaj transformimit të qyteteve të tyre në hapësira të rezervuara për elitat e pasura.
Përplasje me policinë pranë superjahtit
Kur marshuesit iu afruan zonës së sigurisë pranë anijes, ata u përballën me një bllokim nga policia. Disa protestues ngritën duart lart për të treguar se protesta ishte paqësore, por tensionet u rritën pasi ata refuzuan të ndalonin përpara kordonit policor.
Policia përdori mburojat për të shtyrë turmën, ndërsa disa lodra të fryra u hodhën në ajër gjatë përleshjes. Pas incidentit, protestuesit nisën të brohorisnin “Turp!” në drejtim të ambasadorit amerikan, kryebashkiakut të Venecias dhe forcave të rendit.
Superjahti si pjesë e një turi diplomatik amerikan
Tilman Fertitta, biznesmen i njohur amerikan në industrinë e mikpritjes dhe pronar i një prej rrjeteve më të mëdha të restoranteve e hoteleve në SHBA, mbërriti në Venecia si pjesë e një turi diplomatik detar që synon të shënojë 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Jahti i tij “Boardwalk”, me gjatësi rreth 117 metra, u ankorua në lagunën e Venecias dhe u shoqërua nga një prani e shtuar e forcave të sigurisë. Anija, me gjashtë kate, dy pista uljeje për helikopterë, pishina, spa dhe ambiente luksoze sportive, ishte më e lartë se shumë prej ndërtesave përreth.
Turneu, i quajtur “250 Coastal Diplomacy Tour”, përfshin 13 rajone bregdetare italiane dhe sipas Fertittës synon të promovojë historinë e përbashkët, marrëdhëniet ekonomike dhe lidhjet kulturore mes SHBA-së dhe Italisë.
Në një deklaratë, ambasadori amerikan mbrojti të drejtën e qytetarëve për protestë. "Ne amerikanët respektojmë lirinë e fjalës dhe të drejtën për protestë paqësore. Diplomacia bregdetare feston themelimin e kombit tonë dhe këto të drejta themelore”, deklaroi Fertitta.
Ai shtoi se udhëtimi në Itali i kishte dhënë mundësinë të takohej me njerëz nga fusha të ndryshme të jetës dhe të festonte 250 vite pavarësi amerikane dhe dekada miqësie mes dy vendeve. (VIDEO)
Aktivistët: Venecia nuk është skenë për miliarderët!
Protesta në Venecia u organizua nga disa prej grupeve që më herët kishin kundërshtuar edhe dasmën luksoze të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, me Lauren Sánchez në qytetin italian.
Aktivistët kritikuan ardhjen e jahtit gjigant, duke e konsideruar atë një simbol të arrogancës së miliarderëve në një qytet që përballet me probleme të shumta nga turizmi masiv dhe rritja e kostove të jetesës.
Organizatorja e protestës, Stella Morion, tha se prania e një jahti të tillë ishte një mesazh i gabuar për një qytet që po lufton me pasojat e turizmit të pakontrolluar.
“Është arrogante të mendosh se mund të bësh çfarë të duash në një qytet që po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të vetëm turistik”, tha ajo.
Morion kritikoi gjithashtu politikat ndërkombëtare të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, duke përmendur ndikimin që, sipas saj konfliktet globale kanë pasur në rritjen e çmimeve të energjisë.
“Është e neveritshme”, thonë protestuesit
Pamja e superjahtit gjigant shkaktoi reagime të forta te aktivistët. Tommaso Cacciari, një prej tyre, e cilësoi pamjen e anijes si “të neveritshme”. Ndërsa aktivisti Emanuele Lepore tha se prania e një anijeje kaq të madhe në lagunën e Venecias ishte një simbol shqetësues.
“Është për të ardhur keq të shohësh një anije kaq të madhe të qëndrojë në lagunën e Venecias”, u shpreh ai.
Sipas Lepores, debati lidhet jo vetëm me luksin ekstrem, por edhe me mënyrën se si qyteti po ndryshon nën presionin e turizmit masiv dhe interesave të mëdha ekonomike. Protestuesit e përfunduan tubimin duke kërkuar që Venecia të mos kthehet në një skenë për pasuritë e miliarderëve, por të mbetet një qytet i banorëve të saj dhe i trashëgimisë kulturore.
Koncerti i këngëtarit Bad Bunny në Ippodromo La Maura të Milanos u anulua për shkak të stuhisë së dhunshme q&e...
Jens Spahn, një anëtar i lartë i konservatorëve në pushtet në Gjermani, dha dorëheqjen të shtunën pasi lindi nj&eum...
Një fenomen i pazakontë atmosferik ka habitur pushuesit në një plazh në Francë, ku një “mur” gjigant resh t&eum...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e arrestimit të kryeministrit izraelit Benjami...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Në Ras al-Ahmar, në Bregun Perëndimor të pushtuar, rruga që më parë bëhej për më pak se 10 minuta tani k&eum...
Oligarkët rusë të lidhur ngushtë me Kremlinin kanë nisur të zhvendosin në mënyrë masive kapitalet e tyre jasht&eu...
Në më shumë se një dalje publike ka thënë se kupton shumë pak nga futbolli, por Donald Trump nuk ka hezituar për t&eum...
Një ish-asistente e Jeffrey Epstein ka rrëfyer për BBC detaje të reja mbi mënyrën se si financieri amerikan, i akuzuar për ...
Marka zvicerane e orëve luksoze Vacheron Constantin ka prezantuar Berkley Grand Complication, e cilësuar si ora mekanike më e ndërlikuar e...