BOTA

Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese

Piranjat Përditësimi i fundit 25 March 2026, 22:26
Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me

Çifti i moshuar i vrarë në apartamentin e tyre në Ramat Gan, shtëpitë e shkatërruara rreth tregut të Tel Avivit, krateret mbi rrugën kryesore dhe mes bulevardeve me pemë të qytetit.

Sistemi mbrojtës izraelit nuk mund të bëjë shumë kundër raketave që shpërndajnë bomba thërrmuese: gjatë fazës së zbritjes, koka shpërthyese lëshon dhjetëra nën?municione më të vogla që mund të bien në një rreze deri në tetë kilometra. Kjo ka ndodhur sidomos ditët e fundit mbi metropolin mesdhetar: nëse nuk shpërthejnë dhe mbeten në tokë, këto predha të vogla shndërrohen në mina, prania e të cilave zbulohet vetëm kur ndodh një shpërthim.

Bombat thërrmuese u ndaluan në vitin 2008 me Konventën e Oslos, të mbështetur nga OKB: ndalohet prodhimi, përdorimi, shitja dhe magazinimi i këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani (po ashtu Rusia dhe Kina) nuk kanë aderuar. Hedhja e tyre konsiderohet krim lufte; izraelitët janë akuzuar se i kanë përdorur në Jug të Libanit. Ato janë veçanërisht të rrezikshme për popullsinë civile sepse trajektorja e tyre nuk mund të parashikohet dhe sepse mund të shndërrohen në mina. Për të shkatërruar kokën shpërthyese pa lëshuar nën?municionet, raketa duhet të goditet në ekzosferë ose para se të fillojë zbritjen.

Ndryshe, sipas rindërtimit të ushtrisë, ishte rasti i dy raketave që çanë sistemin “Kupola e Hekurt” duke sjellë shkatërrim mes pallateve të Dimona dhe Arad, në shkretëtirën e Negevit: të paktën për Arad, ku të plagosurit ishin 175, disa shumë rëndë, trupat do të kishin përdorur “Slingun e Davidit”, një nga tre nivelet e mbrojtjes. As Benjamin Netanyahu, që vizitoi pikën e goditjes mes rrënojave, as zëdhënësit e Tsahal nuk shpjeguan se cili ishte defekti.

Shtabi i përgjithshëm shpall se ka ndërceptuar 90 për qind të raketave të lëshuara nga regjimi islamik kundër Izraelit në këto mbi tre javë, por nuk është e qartë nëse llogariten edhe ato të destinuara të bien në zona të pabanuara ku nuk përdoren kundërmasa. Analistët paralajmërojnë se shteti hebre rrezikon të mbetet pa raketa mbrojtëse, komandantët e mohojnë, por zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes kanë fluturuar në Uashington për të kërkuar me urgjencë furnizime të reja nga amerikanët.

Sistemi “Kupola e Hekurt” u ideua nga Amir Peretz, ish?kreu i sindikatave që u bë ministër i Mbrojtjes. I kritikuar si udhëheqës ushtarak, për gabimet e strategjisë gjatë luftës së Libanit në 2006 dhe tani i lavdëruar për vizionin se konfliktet e së ardhmes do të ishin çështje raketash e predhash, duke filluar nga ato të Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut libanez.

Me kalimin e viteve “Kupola e Hekurt” ka evoluar: janë shtuar raketat “Arrow 3”, të zhvilluara me Shtetet e Bashkuara, për të ndalur kërcënimet jashtë atmosferës. Që nga 12 ditët e përplasjes me Iranin, në qershorin e vitit të kaluar, SHBA-të kanë dislokuar në Izrael edhe bateritë Thaad (Terminal High Altitude Area Defense). Këto teknologji të reja kanë zëvendësuar tashmë plotësisht raketat Patriot të prodhimit amerikan, që izraelitët kishin vendosur gjatë Luftës së Parë të Gjirit për të ndërceptuar Scud?ët irakianë./ Corriere della Sera

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?