Mure të çara e me lagështirë/ Gjendja skandaloze e Rajonit nr.1 në Berat
Një qytetar ka dërguar në redaksinë Piranjat news një denoncim, ku pretendon se në Rajonin 1 të Bashkisë Berat, pran&e...
Një qytetar ka dërguar në redaksinë Piranjat news një denoncim, ku pretendon se në Rajonin 1 të Bashkisë Berat, pran&e...
Një denoncues ka dërguar në redaksinë e Pirannat news pamje shqetësuese nga Gjiri i Dafinës në Karaburun, ku shihen mbeturi...
Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në pranga ësh...
Burime të sigurta për Piranjat News bëjnë me dije se dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencis&...
Nëna e 24 vjeçares të Bleona Çelaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët ka deklaruar për policinë vendore të...
Partia Socialiste ka dorëzuar nismën ligjore për reformën e re territoriale, e cila parashikon një riorganizim të thellë t&eu...
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe Alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk ka...
HIMARË- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forc...
Kryeministri Rama ka bërë një lëvizje strategjike që mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabiliteti...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka deklaruar se hetimi ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastruktur&eu...

Lufta e prolonguar SHBA-Iran ka bërë që shumë vende të Gjirit të rishqyrtojnë nevojat e tyre të mbrojtjes. Për Pakistanin, i cili ka vepruar si ndërmjetës në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit, kjo paraqet një mundësi për të stabilizuar ekonominë e tij të brishtë dhe për të përmirësuar shtrirjen e tij diplomatike në mbarë botën.
Por, partneritetet në zhvillim mes Islamabadit dhe kryeqyteteve të Lindjes së Mesme po riformësojnë po ashtu dinamikat e sigurisë në rajon, për të cilat analistët besojnë se mund të sjellin tensione të reja në marrëdhëniet mes shteteve.
Kuvajti është bërë shteti i dytë i Gjirit Persik që ka ratifikuar një marrëveshje të mbrojtjes me Pakistanin, e cila parashikon trajnime ushtarake, shkëmbime personeli dhe këmbim të informacioneve të inteligjencës. Edhe pse ishte nënshkruar në qershor të vitit 2023, marrëveshja mori miratimin përfundimtar vetëm javën e kaluar nga kabineti i Kuvajtit, njoftoi më 26 korrik Gazeta Zyrtare e Kuvajtit, Al-Kuwait Al-Youm.
Vitin e kaluar, Arabia Saudite nënshkroi me Pakistanin një marrëveshje strategjike të mbrojtjes së ndërsjellë, e cila përfshinte një klauzolë të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, ku thuhet se “çdo agresion ndaj cilitdo prej dy vendeve do të konsiderohet agresion ndaj të dyjave”.
Zyrtarët pakistanezë thonë se një draft i një marrëveshjeje të veçantë të mbrojtjes mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite tashmë është përgatitur dhe po pret një konsensus përfundimtar nga të tre palët.
Veçmas, udhëheqësit e të ashtuquajturës “katërshe rajonale”, ose R4 – Pakistani, Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia – kanë diskutuar për aleancën e tyre që prej konfliktit 12-ditor mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit në qershor të vitit 2025.
Ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve zhvilluan takimin e tyre të katërt konsultativ në Kajro më 21 qershor, ku diskutuan zhvillimet rajonale. Më vonë, Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se takimi rikonfirmoi rëndësinë e vazhdimit të konsultimeve dhe koordinimit “në mbështetje të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit” në Lindjen e Mesme dhe në rajon.
Më herët, në shkurt, Turqia nënshkroi një marrëveshje kornizë ushtarake me Egjiptin, teksa po avanconte një nismë të përbashkët për prodhimin në fushën e hapësirës ajrore me Arabinë Saudite.
Para ratifikimit të marrëveshjes së saj të mbrojtjes me Pakistanin, Kuvajti, ashtu si vendet e tjera të Gjirit, ishte vazhdimisht në shënjestër të raketave dhe dronëve nga Irani, që shkaktuan dëme në infrastrukturë dhe viktima në njerëz. Kuvajti është mikpritës i të paktën tri baza ushtarake amerikane, me një numër personeli që vlerësohet të jetë prej 13 mijë personash.
Analistët thonë se urgjenca e shteteve të pasura të Gjirit për të kërkuar marrëveshje mbrojtjeje me Pakistanin dhe për të krijuar aleanca të reja u nxit nga dobësitë e sistemeve të tyre të mbrojtjes përballë sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani, pavarësisht se ato janë aleate të vendit më të fuqishëm në botë, SHBA-së.
Mushahid Hussain Sayed, ish-senator pakistanez dhe analist i mbrojtjes me bazë në Islamabad, tha se vendet e Lindjes së Mesme kanë nisur një “rishqyrtim” të politikave të tyre, pasi “rreth 16 baza [amerikane] nuk mundën t}i shpëtonin nga sulmet me raketa dhe dronë të Iranit”.
Sayed tha se Pakistani është bërë “qendra e gravitetit”, pasi vepron si urë lidhëse mes Teheranit dhe Uashingtonit në çështjet e paqes dhe ka marrëdhënie të afërta me Kinën.
Alex Vatanka, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Lindjes së Mesme me seli në Uashington, tha se Pakistani ka kapacitetet ushtarake me fleksibilitetin strategjik.
“Ai ruan raporte me Arabinë Saudite, Iranin, Kinën dhe SHBA-në, pa iu bashkuar plotësisht asnjërit kamp, duke e bërë atë një partner të dobishëm të sigurisë në një rajon gjithnjë e më shumë multipolar”.
“Aranzhimet e reja të sigurisë që po shfaqen në rajon janë më shumë partneritete të mbivendosura sesa blloqe të përcaktuara qartë”, tha Vatanka Radios Evropa e Lirë, duke iu referuar marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Indisë, si dhe Kinës dhe Pakistanit.
Këto lloj marrëveshjesh u japin “shteteve më shumë hapësirë për manovrim, por gjithashtu i bëjnë krizat rajonale më komplekse dhe më të vështira për t’u menaxhuar”, shtoi ai.
Teksa Pakistani po zgjeron shtrirjen e tij në Lindjen e Mesme, fqinji i tij shumë më i madh, India, tashmë ka krijuar lidhje të forta me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dikur konsideroheshin ndër aleatët më të afërt të Pakistanit.
Siç duket i pakënaqur me zgjerimin e lidhjeve të mbrojtjes mes Pakistanit dhe Arabisë Saudite, si dhe me rolin ndërmjetësues të Islamabadit në konfliktin Iran-SHBA, në prill, Abu Dabi i kërkoi Pakistanit të kthente menjëherë një hua prej 3.5 miliardë dollarësh.
Për dekada, Pakistani – shtet që ka armë bërthamore – është i varur nga kreditë dhe mbështetja financiare e vendeve të pasura të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Ekonomia e brishtë e Pakistanit ka qenë kryesisht e varur nga ndihma e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht gjatë luftës në Afganistan nga viti 2001 deri më 2021, si dhe nga huatë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Për Pakistanin, faktorët shtytës janë ekonomia e tij e brishtë dhe rreziku i vazhdueshëm i izolimit nga fqinji i tij shumë më i madh në Azinë Jugore, India. Për shtetet e Gjirit, motivimi është në forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse përmes zhvillimit të industrisë ushtarake vendore dhe avancimit teknologjik, të cilat i kanë afruar më shumë ato me njëra-tjetrën”, tha Feroz H. Khan, ish-brigadier i Ushtrisë së Pakistanit dhe hulumtues në Shkollën Pasuniversitare Detare në Kaliforni.
Khan i tha Radios Evropa e Lirë se vendet e Gjirit kanë humbur besimin tek arkitektura e mëparshme e sigurisë nën ombrellën e SHBA-së, pasi ato u sulmuan si nga Irani dhe Izraeli.
“Ata tani janë më të interesuar për një aparat të pavarur të sigurisë, në vend që të mbështeten te forcat e jashtme”, tha Khan.
Pakistani dhe India, të dyja vende me armë bërthamore, kanë zhvilluar disa luftëra që nga pavarësia e tyre nga Britania në vitin 1947. Duke qenë shumë më e madhe për nga territori, popullsia, ekonomia dhe kapacitetet mbrojtëse, India tradicionalisht është konsideruar fuqi rajonale në Azinë Jugore.
“Si pjesë e rëndësisë së tij strategjike, Pakistani ka krijuar një rol për veten në Lindjen e Mesme duke u paraqitur si kështjella lindore e botës myslimane”, tha Khan. “Në vend që të përpiqej të konkurronte me një Indi shumë më të madhe në Azinë Jugore, Pakistani ka shfrytëzuar me sukses konfliktin SHBA-Iran për t’u pozicionuar si një fuqi e Lindjes së Mesme”./REL
Tre zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë përballjes me zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë, ndërsa v...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 që goditi Japoninë jugperëndimore është rritur në 28, n...
Qeveria e Kilit ka shpallur alarm shëndetësor mbarëkombëtar për shkak të përhapjes së hantavirusit, një sëmu...
Ushtria amerikane njoftoi se ka përfunduar një “valë të rëndë” sulmesh ajrore ndaj objektivave të Gardës R...
Një valë e re sulmesh ruse me raketa dhe dronë ka goditur Ukrainën gjatë natës, duke lënë të paktën tetë...
Një aksident tragjik ka ndodhur në Argjentinë, ku një helikopter është rrëzuar gjatë një stërvitjeje për ...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, ka ngritur akuza ndaj themeluesit të Telegramit, Pavel Durov, për lehtësim të...
Ushtria amerikane ka njoftuar se ka penguar gjithsej 20 anije tregtare të afrohen në portet jugore të Iranit, në kuadër të rivendo...
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë një stuhie në Gjermani, ku një pemë shpërtheu në flak&e...
Tre mundësi të ndryshme për trajtimin e Iranit kanë qenë në qendër të takimit mes kryeministrit izraelit Benjamin Netany...