Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha...
POLITIKE

“Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën”/Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren për gazetarët

P
Piranjat 7 August 2026, 13:22 · 5 min lexim
“Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, ka shprehur shqetësim për rregulloren e re të GJKKO-së, duke e konsideruar atë kufizuese për aksesin dhe punën e gazetarëve.
PD kundërshton kërkesën që gazetarët të aplikojnë deri në 24 orë përpara për të ndjekur seancat, ndalimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike, si dhe përdorimin e sistemit “media pool”.
“Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën dhe solemniteti nuk mund të shndërrohet në censurë”, deklaron Garo.
PD i kërkon GJKKO-së të pezullojë dispozitat që prekin median dhe të hapë një proces konsultimi me gazetarët, organizatat e medias dhe ekspertët e lirisë së shprehjes.

Partia Demokratike shpreh shqetësim serioz për rregulloren e re të miratuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendos kufizime të reja ndaj aksesit dhe punës së gazetarëve pranë kësaj gjykate.

Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë pavarësinë e gjykatave, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe respektimin e solemnitetit të proceseve gjyqësore.

Por siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën dhe solemniteti nuk mund të shndërrohet në censurë. Më shumë se aq, pavarësia e drejtësisë nuk mund të nënkuptojë liri nga kontrolli i publikut.

Vetë GJKKO pranon në dokumentin shpjegues të rregullores se transparenca e drejtësisë është ‘një vlerë kushtetuese’. Pikërisht për këtë arsye, çdo kufizim i punës së medias duhet të jetë i domosdoshëm, proporcional, i përcaktuar qartë dhe i bazuar në ligj.

Rregullorja e re ngre pikëpyetje serioze në secilin prej këtyre aspekteve. Neni 93 parashikon mekanizma sipas të cilëve gazetarëve mund t’u kërkohet të aplikojnë deri 24 orë përpara për të ndjekur një seancë gjyqësore. Një seancë publike është publike pikërisht sepse aksesi në të është parimi dhe kufizimi përjashtimi.

Një gazetar i akredituar nuk duhet të detyrohet të kërkojë leje nga institucioni për të ushtruar të drejtën e tij për të raportuar mbi një seancë që ligji e përcakton publike.

Nëse ekzistojnë probleme konkrete me kapacitetin e sallave, ato mund dhe duhet të zgjidhen me masa proporcionale organizative, jo duke transformuar aksesin e medias nga një e drejtë në një autorizim.

Edhe më shqetësues është ndalimi i telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike për gazetarët. Në gazetarinë e sotme, telefoni është një instrument pune. Me të gazetari komunikon me redaksinë, verifikon informacionin, mban shënime dhe raporton në kohë reale. Ndalimi kategorik i tij nuk është thjesht një masë sigurie, por prek drejtpërdrejt aftësinë e medias për të informuar publikun në kohë reale për procese gjyqësore me interes të jashtëzakonshëm publik.

Rregullorja parashikon gjithashtu përdorimin e sistemit ‘media pool’, përmes të cilit pamjet e proceseve me interes të lartë publik mund të kontrollohen nga infrastruktura e vetë gjykatës.

Partia Demokratike konsideron se çdo sistem i tillë duhet të garantojë pluralizmin dhe pavarësinë e medias dhe nuk duhet të shndërrojë institucionin që raportohet në përzgjedhësin apo kontrolluesin e vetëm të materialit pamor që merr publiku.

Shqetësim serioz ngre edhe përdorimi i koncepteve të gjera dhe subjektive, si ‘cenimi i dinjitetit’, të shoqëruara me sanksione që mund të shkojnë deri në pezullimin për gjashtë muaj apo revokimin e akreditimit të gazetarit.

Akoma më problematik është fakti se, sipas organizatave të gazetarëve, nuk parashikohet një mekanizëm i qartë dhe efektiv ankimi ndaj këtyre vendimeve. Asnjë gazetar nuk mund të lihet në mëshirën e një vendimi administrativ të pakontestueshëm për të ushtruar një të drejtë të garantuar me Kushtetutë.

Partia Demokratike vëren gjithashtu me shqetësim se një rregullore që prek drejtpërdrejt punën e gazetarëve është hartuar pa një konsultim real me reporterët që mbulojnë çdo ditë proceset pranë GJKKO-së dhe me organizatat që përfaqësojnë median.

Partia Demokratike i kërkon GJKKO pezullimin e dispozitave të rregullores që prekin aksesin dhe punën e medias, dhe hapjen e menjëhershme të një procesi konsultimi me gazetarët, organizatat e medias, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe ekspertët e lirisë së shprehjes.

Partia Demokratike qëndron në krah të gazetarëve dhe organizatave të medias në mbrojtje të së drejtës së tyre për të informuar publikun lirshëm, në mënyrë të pavarur dhe pa pengesa disproporcionale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.