Siria kërkon marrëveshje sigurie me Izraelin, mohon ndërhyrjet ushtarake në Liban/ Al-Sharaa: Mund të hapë rrugën për paqe gjithëpërfshirëse

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka bërë të ditur se Damasku po punon aktivisht për arritjen e një marrëveshjeje sigurie me Izraelin, me ndërmjetësimin dhe pjesëmarrjen e disa vendeve.
Në një intervistë ekskluzive për programin “Al Muqabala” të Al Jazeera Media Network, al-Sharaa deklaroi se shpreson që një marrëveshje e tillë të shërbejë si një hap i parë drejt një procesi më të gjerë paqeje në rajon.
Sipas tij, një marrëveshje sigurie nuk do të nënkuptonte heqjen dorë nga pretendimet e Sirisë mbi Lartësitë e Golanit, territor i pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967 dhe i aneksuar më vonë nga ky i fundit, një veprim që nuk është njohur nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.
“Ne po përpiqemi të shmangim çdo përplasje me Izraelin. Një marrëveshje sigurie mund të krijojë mundësinë për një zgjidhje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të krizës”, tha al-Sharaa.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Sirinë jugore, pas sulmeve dhe ndërhyrjeve izraelite të raportuara që nga ardhja e al-Sharaas në pushtet në dhjetor 2024, pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assad.
Kreu sirian foli gjithashtu për marrëdhëniet me Libanin, duke mohuar se Damasku ka plane për një ndërhyrje ushtarake në vendin fqinj. Ai tha se qeveria siriane po diskuton me autoritetet libaneze mënyrat për të ndihmuar stabilitetin dhe sigurinë e Libanit.
Situata në Libanin jugor mbetet e tensionuar pas muajsh përleshjesh mes Hezbollahut dhe forcave izraelite. Autoritetet libaneze kërkojnë rikthimin e kontrollit mbi territoret e pushtuara dhe vendosjen e monopolit shtetëror mbi armët në vend.
Al-Sharaa deklaroi gjithashtu mbështetjen e Damaskut për kufizimin e armëve dhe për faktin që vendimet për luftën dhe paqen të jenë ekskluzivisht në duart e shtetit libanez.
Lexo edhe
BOTA
Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz/ Dyshohet se u përplas me një minë nënujore. Rriten shqetësimet për sigurinë e rrugës detare...

Evropa në mëshirën e mafies së drogës: Si ndërtojnë kartelet parashtete me armë, korrupsion dhe terror

Brenda burgut të Kamerunit që u bë një "qytet brenda qytetit" falë muzikës

Pas Ngushticës së Hormuzit dhe Detit të Kuq, a ka arritur lufta me Iranin tani në Detin Kaspik?

BBC: Kolonët izraelitë u vënë flakën xhamive, makinave dhe tokave bujqësore në Bregun Perëndimor

Raketa më e rrezikshme e Iranit po bëhet edhe më vdekjeprurëse

Euro do të ndryshojë dizajn! BQE publikon modelet e reja të kartëmonedhave, qytetarët ftohen të votojnë

Europa në luftë me flakët! 300 mijë të evakuuar në Francë dhe Spanjë, konfirmohet viktima e parë në Valencia





