SHBA-të sulmojnë Iranin para zgjedhjeve të mesmandatit, goditet ishulli strategjik në Ngushticën e Hormuzit
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore në ishullin Qeshm të Iranit, në Ngushticën e Hormuzit, bëjnë me dij...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore në ishullin Qeshm të Iranit, në Ngushticën e Hormuzit, bëjnë me dij...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura...
Zgjedhjet për Kongresin e ri. Zgjedhjet e mesmandatit shihen gjithashtu si një vlerësim i politikave të Trumpit. Senati, Dhoma e Përfa...
Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe kalimi i saj në një taksë mbi automjetet shihet si një lehtë...
Nga data 2 nëntor, shërbimi i dializës realizohet përmes OSHIS, shoqërisë shtetëtore që u ngrit fillimisht për ofr...
Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. P...
Dashi Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Planetët do i keni gjithë koh&e...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...

Tre prej figurave më të fuqishme dhe rivale të Inteligjencës Artificiale kanë gjetur një pikë të rrallë dakordësie: sistemet më të avancuara mund të jenë duke u zhvilluar më shpejt sesa aftësia e njerëzve për t’i kontrolluar.
Drejtuesi i Anthropic, Dario Amodei, u bëri thirrje kompanive të ngadalësojnë përmirësimin e aftësive të modeleve të AI-së, duke argumentuar se përparimi teknologjik është përshpejtuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit.
Sipas tij, shkaku kryesor është aftësia në rritje e Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar në krijimin e modeleve pasardhëse, një proces që njihet si “vetëpërmirësim rekursiv”. Nëse vazhdon pa masa sigurie, ky proces mund të ecë më shpejt se aftësia njerëzore për ta kuptuar dhe kontrolluar.
Thirrja e Amodei-t mori mbështetjen e menjëhershme të drejtuesve të dy kompanive rivale.
“Dario ka të drejtë”, shkroi Elon Musk, drejtuesi i xAI, ndërsa shpërndau propozimin e tij.
Edhe drejtuesi i OpenAI, Sam Altman, deklaroi se kompanitë duhet të kontrollojnë ritmin e zhvillimit të modeleve më të fuqishme.
Altman mbështeti gjithashtu propozimin që ekspertëve të pavarur t’u jepet akses i vazhdueshëm, i ngjashëm me atë të punonjësve, për të kontrolluar modelet, procesin e trajnimit dhe respektimin e masave të sigurisë. Ai tha se OpenAI do të zbatojë të njëjtën praktikë.
Një nga arsyet kryesore të alarmit është incidenti i korrikut, gjatë testimeve të brendshme të aftësive kibernetike të modeleve të OpenAI.
Sipas vetë kompanisë, agjentët e AI-së kapërcyen kufizimet që duhej t’i mbanin të izoluar, siguruan lidhje me internetin dhe komunikuan mes tyre përmes kanaleve të paautorizuara.
Agjentët shfrytëzuan dobësi teknike, depërtuan në pjesë të infrastrukturës së OpenAI dhe në sistemet e platformës Hugging Face, ekzekutuan kod në dhjetëra serverë dhe siguruan akses të plotë në të paktën një prej tyre.
Veprimet nuk ishin pjesë e detyrës së përcaktuar nga studiuesit. OpenAI e cilësoi ngjarjen si një “sinjal paralajmërues”, por sqaroi se nuk u prekën të dhënat e klientëve, funksionimi apo disponueshmëria e produkteve të saj.
Amodei paralajmëroi se një grup agjentësh më të fuqishëm, por me të njëjtat probleme kontrolli, mund të shkaktonte dëme shumë më të mëdha.
Jo ndalim, por kontroll i ritmit
Propozimi nuk kërkon ndalimin e trajnimit të modeleve. Amodei propozon ekspertë të jashtëm brenda laboratorëve të AI-së, standarde të përbashkëta sigurie ndërmjet kompanive dhe koordinim ndërkombëtar.
Pika më e vështirë mbetet përfshirja e Kinës. Çdo ngadalësim vetëm nga kompanitë amerikane mund t’u japë avantazh rivalëve kinezë, ndërsa një marrëveshje globale do të ishte e vështirë për t’u kontrolluar.
Megjithatë, fakti që drejtuesit e Anthropic, OpenAI dhe xAI po mbështesin publikisht të njëjtin shqetësim tregon se frika mbi ritmin e zhvillimit të AI-së tashmë ka depërtuar edhe brenda vetë industrisë./skyweb
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se tregtia mes vendeve të BRICS-it ka arritur në 1.2 trilion dollarë. Duke fol...
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Budanov, deklaroi se një raund i ri i bisedimeve të paqes në format trepal&...
Një nga situatat më të sikletshme në Instagram është kur i vendosim pa dashje “like” një postimi, sidomos kur b...
Një aksident tragjik ka ndodhur në Autostradën Veriore Marmara në Turqi, ku një autobus pasagjerësh që udhëtonte nga D...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Një incident është regjistruar në bordin e një fluturimi nga Melburni drejt Dohas, ku dy pasagjerë meshkuj u bënë agre...
Kanadaja po kërkon të forcojë lidhjet me Bashkimin Europian, pasi bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara u përplasën me mosmarr&eu...
Një dron rus ka goditur një tren pasagjerësh në Ukrainën perëndimore, vetëm rreth dy kilometra larg kufirit me Poloninë...