BOTA

Sistemi EES sjell vonesa, nëntë vende të BE-së kërkojnë shtyrjen e kontrolleve të reja

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 14:41

Sistemi EES sjell vonesa, nëntë vende të BE-së

Nëntë vende të Bashkimit Evropian, mes tyre Franca, Greqia, Italia dhe Portugalia, kanë kërkuar më shumë kohë për zbatimin e plotë të sistemit të ri të kontrolleve kufitare për qytetarët që nuk janë shtetas të BE-së, raportoi “The Guardian”.

Sistemi i quajtur EES (Entry/Exit System), ose Sistemi i Hyrje-Daljeve, regjistron në mënyrë elektronike udhëtarët që hyjnë dhe dalin nga zona Shengen.

Ndryshe nga sistemi tradicional i vulosjes së pasaportave, EES regjistron të dhënat biometrike të udhëtarëve, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës.

Sistemi ishte planifikuar të zbatohej plotësisht më 6 shtator 2026, por disa vende kanë kërkuar shtyrje për shkak të problemeve teknike dhe kapacitetit të kufizuar në aeroporte, si dhe shqetësimeve se zbatimi i plotë mund të shkaktojë radhë të gjata dhe vonesa.

Përveç Francës, Greqisë, Portugalisë dhe Italisë, më shumë kohë kanë kërkuar edhe Gjermania, Malta, Holanda, Zvicra dhe Belgjika.

Ndërkohë, Spanja po e zbaton sistemin plotësisht.

Problemi kryesor lidhet me numrin e madh të udhëtarëve dhe kapacitetin e kufizuar të disa aeroporteve për të kryer regjistrimin biometrik.

Udhëtarëve u duhet të regjistrohen në sistem dhe t’u merren gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia e fytyrës, një proces që mund të zgjasë më shumë se kontrollet tradicionale të pasaportave.

Sipas burimeve të BE-së, vetëm 12 nga rreth 1,500 pika kufitare kanë ende probleme me zbatimin e sistemit.

Në disa aeroporte të mëdha evropiane, përfshirë Frankfurtin dhe Schipholin, kontrollet biometrike tashmë po kryhen. Megjithatë, disa aeroporte më të vogla nuk janë ende plotësisht të përgatitura për zbatimin e sistemit.

Sipas burimeve të BE-së, EES është konsideruar deri tani një sukses.

Janë kryer rreth 200 milionë regjistrime, ndërsa rreth 70 mijë persona janë ndaluar të hyjnë në zonën Shengen.

Mes tyre ka pasur persona që nuk kishin vizë, edhe pse u kërkohej, persona që kishin qëndruar përtej afatit të lejuar, shtetas britanikë që kishin tejkaluar kufirin prej 90 ditësh të qëndrimit dhe persona që përdornin pasaporta ose dokumente identiteti të falsifikuara.

Regjistrimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografive të fytyrës ka ndihmuar gjithashtu autoritetet të identifikojnë persona që përdornin dokumente të ndryshme udhëtimi për të fshehur identitetin e tyre.

Bashkimi Evropian po përgatit gjithashtu aplikacionin “Travel to Europe”, përmes të cilit udhëtarët do të mund të regjistrojnë paraprakisht fotografinë e fytyrës dhe të dhënat e pasaportës para udhëtimit.

Sipas burimeve të cituara nga “The Guardian”, aplikacioni pritet të funksionojë së shpejti në shtatë vende.

Aktualisht, raportohet se ai është funksional vetëm në Suedi dhe Portugali.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?