
Një grup botuesish dhe romancieri bestseller Scott Turow po padisin kompaninë Meta dhe themeluesin e saj, Mark Zuckerberg, duke pretenduar se gjiganti i teknologjisë ka përdorur materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit për të trajnuar teknologjinë e inteligjencës artificiale të Meta-s.
Padia kolektive, e paraqitur në një gjykatë federale në Nju Jork, është ngritur nga Turow dhe botuesit Cengage, Elsevier, Hachette, Macmillan dhe McGraw-Hill. Paditësit pretendojnë se Meta ka grumbulluar miliona vepra të mbrojtura nga e drejta e autorit nga interneti, përfshirë edhe nga “faqe pirate famëkeqe” dhe i ka përdorur ato për të trajnuar Llama-n, paketën e modeleve të inteligjencës artificiale të Meta-s, pa leje.
Sipas padisë, Meta gjithashtu ka hequr informacionin për menaxhimin e të drejtave të autorit nga këto vepra për të fshehur faktin se po trajnonte inteligjencën artificiale mbi materiale të vjedhura.
Ashtu si chatbot-ët e tjerë, Llama gjeneron tekste si përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve. Ankesa pretendon se ky mjet i inteligjencës artificiale riprodhon versione të veprave origjinale nga romane, artikuj shkencorë dhe tekste mësimore, dhe në disa raste rikrijon kopje fjalë për fjalë.
Sipas padisë, Llama gjithashtu pasqyron stilin personal të autorëve në përgjigjet e saj.
Paditësit thonë se veprimet e Meta-s po u marrin autorëve dhe botuesve të ardhura që përndryshe do t’i fitonin.
Padia i atribuon përgjegjësi edhe Zuckerberg-ut, duke pretenduar se ai “personalish ka autorizuar dhe ka inkurajuar në mënyrë aktive shkeljen”, duke anashkaluar procedurat normale të licencimit.
“Si rezultat i përfshirjes së përditshme të Zuckerberg në zhvillimin e inteligjencës artificiale të Meta-s, përfshirë autorizimin që Meta AI të shkarkojë koleksione pirate për të trajnuar Llama-n, pasuria neto e Zuckerberg-ut kohët e fundit ka kaluar mbi 200 miliardë dollarë,” thuhet në padi.
Një zëdhënës i Meta-s i tha CBS News përmes email-it se kompania planifikon “ta luftojë këtë padi me vendosmëri”.
“Inteligjenca artificiale po fuqizon inovacione transformuese, produktivitet dhe kreativitet për individët dhe kompanitë, dhe gjykatat kanë konstatuar me të drejtë se trajnimi i AI me materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit mund të konsiderohet përdorim i drejtë,” tha zëdhënësi.
Bota letrare është përplasur edhe më parë me kompanitë e inteligjencës artificiale për çështje të të drejtave të autorit.
Në një rast vitin e kaluar, kompania Anthropic, krijuese e chatbot-it Claude, pranoi të arrijë marrëveshje me qindra mijëra autorë për 1.5 miliardë dollarë, pagesa më e madhe në histori për shkelje të të drejtave të autorit, sipas The New York Times.
Paditësit në padinë e së martës thanë se po kërkojnë dëmshpërblim./Përktheu Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 May10:17
Hantavirus në anijen turistike/ A do të kemi një pandemi të re? Çfarë dihet për virusin që përhapet nga brejtësit
Një numër rastesh të dyshuara me hantavirus në një anije turistike në Atlantik kanë shkaktuar shqetësim ndërkomb&...
Piranjat News
BOTA
6 May09:14
Pallonjtë shkaktojnë telashe në një fshat Italian, banorët: Nuk na lënë të flemë për shkak të britmave
Punta Marina, Itali, është ndarë në dy pjesë për shkak të pallonjve që enden lirshëm në ...
BOTA
6 May09:14
Sinjalet për ulje tensionesh SHBA-Iran, çmimet e naftës bien për të dytën ditë radhazi
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për të dytën ditë me radhë të mërkurën, pas njoftimeve n...
BOTA
6 May09:09
Sondazhet/ Pavarësisht qëndrimit kundër luftës, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Starmer përballet me humbje në zgjedhjet lokale
Votuesit britanikë shkojnë në qendrat e votimit të enjten për zgjedhjet lokale, të cilat pritet të shtojnë vuajtjet mb...
BOTA
6 May08:55
Trump njofton pezullimin e Operacionit Liria në Ngushticën e Hormuzit në pritje të një marrëveshjeje me Iranin
Pezullimi i përkohshëm i operacionit “Projekti Liria”, i cili ka të bëjë me kalimin e sigurt të anijeve nëp&eum...
BOTA
6 May08:53
Ishte pushuar nga puna, 45-vjeçari fut makinën me eksploziv brenda klubit sportiv. Humb jetën
Skena tronditëse u regjistruan në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Portland, në shtetin e Oregonit,...
BOTA
6 May08:46
Rusia sulmon Ukrainën mes armëpushimit të njëanshëm të Kievit
Autoritetet në Ukrainë kanë akuzuar Rusinë për nisjen e një vale të re sulmesh në orët e para të mëngje...
BOTA
6 May08:18
SHBA-të ndryshojnë projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ngushticën e Hormuzit
Administrata amerikane ka ndryshuar një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sigurinë e transporti...
BOTA
6 May07:58
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes! Çfarë zhvillimesh sjell “ngrirja” e Operacionit ‘Liria’ e Hormuzit nga Trump?
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare, me synim zgjidhj...
BOTA
6 May07:48
“Më shikoi në mënyrën sesi një burrë vështron një grua” – Si reagoi Merlin Monro ndaj Hrushovit"
Pesëdhjetë e gjashtë vite më parë, duke shpresuar që të zgjidhte një krizë në thellim rreth fatit të Berl...