BOTA

Skandali me kremrat e diellit/ Ky shtet drejt ligjeve të forta që ndalojnë...

Piranjat Përditësimi i fundit 26 March 2026, 11:26

Skandali me kremrat e diellit/ Ky shtet drejt ligjeve të forta që

Një ligj i ri pritet të sjellë reforma të gjera për kremrat diellorë në Australi, pas një skandali që zbuloi se shumë produkte nuk ofronin mbrojtjen që reklamoheshin. Qëllimi është të përmirësohet besueshmëria e testimeve SPF, transparenca e etiketimit dhe mbikëqyrja e laboratorëve të testimit.

Një eksperiment i kryer vitin e kaluar nga një grup i besueshëm i mbrojtjes së konsumatorit zbuloi se shumë kremra diellorë australianë nuk ofronin mbrojtjen që pretendonin, duke shkaktuar indinjatë publike në një vend që ka një incidencë të lartë të kancerit të lëkurës.

Një hetim i Australasian Broadcasting Corporation gjithashtu ngriti pretendime për probleme me një laborator kryesor që teston efektivitetin e kremrave diellorë dhe një prodhues që krijonte një formulë bazë të zakonshme.

Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA) njoftoi tani planet për të bërë etiketimin e kremrave diellorë më të thjeshtë dhe për të shtuar mbikëqyrjen në laboratorët e testimit.

“Propozimet për përmirësimin dhe zgjerimin e kërkesave për testim, kërkimin e akreditimit për laboratorët e testimit dhe rritjen e transparencës do të ndihmojnë në rikthimin e besimit të konsumatorëve ndaj saktësisë së vlerësimeve SPF,” tha Andy Kelly nga Choice, grupi që hartoi raportin në qendër të kësaj ngjarjeje.

“Është thelbësore që konsumatorët të mund të mbështeten tek vlerësimet e SPF kur blejnë produkte për të mbrojtur lëkurën e tyre nga dielli i fortë australian.”

Rreth 2,000 persona vdesin çdo vit nga kanceri i lëkurës dhe melanoma në Australi, ndërsa dy të tretat e australianëve pritet të kenë të paktën një kancer lëkure të hequr gjatë jetës së tyre.

Kremrat diellorë kategorizohen si medikamente në Australi dhe monitorohen pasi futen në treg, në vend që të vlerësohen nga rregullatorët para se të arrijnë te konsumatori. Pavarësisht se vendi ka disa nga rregulloret më të rrepta për kremrat diellorë në botë, TGA tha se koha ishte e përshtatshme për një rivlerësim të plotë.

Ndryshimet e propozuara do të fokusohen në përmirësimin e besueshmërisë dhe transparencës së testimit të faktorëve të mbrojtjes nga dielli (SPF), si dhe në cilësinë dhe efektivitetin e disa përbërësve dhe formulave, me fokus të veçantë tek kremrat kozmetikë që pretendojnë mbrojtje të lartë.

Do të rishikohet edhe etiketimi, me një propozim për të hequr numrin e SPF-së nga produktet dhe për ta zëvendësuar me etiketa “e ulët”, “mesatare”, “e lartë” dhe “shumë e lartë”.

Siguria e përbërësve të kremrave diellorë nuk do të jetë pjesë e rishikimit, as produktet e dizajnuara posaçërisht për fëmijë.

Ky rivlerësim vjen pas një raporti të Choice nga qershori i kaluar, që zbuloi se 16 nga 20 kremrat e testuar – përfshirë disa marka të shtrenjta dhe premium, nuk arrinin të përmbushnin nivelin e SPF që reklamoheshin.

Në një rast, një produkt i Ultra Violette pretendonte të kishte një SPF prej 50+, por testimi tregoi se kishte vetëm SPF 4, gjë që çoi në tërheqjen vullnetare të produktit.

Hetimi i vetë TGA-s ngriti “shqetësime të konsiderueshme” mbi testimin e SPF-së për gati dy dozenë produkte që përdornin të njëjtën formulë bazë si Lean Screen i Ultra Violette, dhe konstatoi se ato mund të mos ofronin nivelin e mbrojtjes që pretendonin etiketat.

Megjithatë, Kelly tha se Choice nuk mbështet heqjen e numrave të SPF-së. “Njerëzit tashmë janë të njohur me sistemin aktual të numrave SPF dhe ai përdoret në mbarë botën. Numrat thjesht duhet të jenë të saktë.”

Por ekspertët më parë kanë ngritur shqetësime se kremrat diellorë – dhe metodat e testimit, kanë një shkallë variabiliteti, dhe sistemi aktual i vlerësimit nuk e lejon këtë.

“Disa nga testimet e SPF-së, ndiej, kanë shkuar më shumë drejt marketingut sesa një reflektim real të efektivitetit,” tha kimistja kozmetike Michelle Wong për BBC-në vitin e kaluar.

“95% e kremrave të testuar [nga Choice] kanë një SPF të mjaftueshëm për të reduktuar më shumë se gjysmën e incidencës së kancerit të lëkurës.”/Përktheu Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?