BOTA

Skandali/ Serbia pret me nderime ushtarake arkivolin e 'Kasapit të Ballkanit', Ratko Mlladiç

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 20:58

Skandali/ Serbia pret me nderime ushtarake arkivolin e 'Kasapit të

Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ateroi të enjten, 3 shtator, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit

Avioni i qeverisë serbe, që transportonte trupin e gjeneralit Ratko Mladić, u ul në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit rreth orës 17:50 informon agjencia serbe e lajmeve. 

Arkivoli me trupin e gjeneralit Mladić u prit nga pjesëtarë të Ushtrisë Serbe dhe ishte mbuluar me flamujt e Serbisë dhe të Republikës Srpska.

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe e transportuan arkivolin me trupin e Mladiçit drejt automjetit që do ta dërgojë atë në Akademinë Mjekësore Ushtarake, ku do të kryhet autopsia.

Në aeroplanin që erdhi nga Haga ndodhej djali i Mlladiçit, Darko Mlladiç, mbesa Anastasija, Nenad Vujiç, si dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiçit.

Më pas kolona e automjeteve që transporton arkivolin me trupin e gjeneralit Ratko Mladiç është nisur nga aeroporti ‘Nikola Tesla’ drejt Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA).

Në pamjet e publikuara nga mediat dhe në rrjetet sociale, shihet se në disa pika janë mbledhur grupe qytetarësh në mbikalime, për t’i bërë nderimet e fundit Mladiçit, shkruan Tanjug.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte thënë më herët se pret që djali i Mlladiqit “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”.

Ai shtoi se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetje tjetër, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.

“Ne do të jemi këtu për të ofruar çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetjeje për të ruajtur rendin publik, paqen dhe sigurinë”, tha Vuçiç.

Më herët, ministri serb Vujiç tha se Mlladiçi do të varrosej me nderime të larta shtetërore. Mlladiçi vdiq më 27 gusht në Tribunalin e Hagës, teksa ishte i shtruar në spital.

Pak ditë më parë BE deklaroi qëndrimin e qartë se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend as në Bashkimin Evropian dhe as në vendet kandidate.

Ish-udhëheqësi ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, i njohur me nofkën "Kasapi i Ballkanit", i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykatat ndërkombëtare, veçanërisht për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, vdiq të enjten, më 27 gusht, njoftoi televizioni kombëtar serb (RTS). 

Skandali/ Serbia pret me nderime ushtarake arkivolin e 'Kasapit të

Foto: Një grup njerëzish u mblodhën në një urë mbi një autostradë ku vendosën një baner me mbishkrimin "Ratko Mlladiq, hero serb" në Beograd më 3 shtator.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?