“S’ma lejon ligji i Sheriatit”/ "Çmendet" pasagjeri! Refuzoi të ulej pranë një gruaje, godet me shuplakë stjuardesën

Një pasagjer i Turkish Airlines është vënë nën hetim penal nga autoritetet gjermane, pasi dyshohet se refuzoi të ulej pranë një gruaje gjatë një fluturimi nga Turqia drejt Düsseldorf-it dhe më pas goditi një anëtare të ekuipazhit.
Sipas mediave gjermane, mes tyre edhe “Bild”, personi i dyshuar është një 29-vjeçar me shtetësi gjermane dhe origjinë turke. Ai nuk pranoi të zinte vendin e caktuar në avion, pasi sedilja ndodhej pranë një pasagjereje femër, duke pretenduar se kjo ishte në kundërshtim me rregullat e Sheriatit. Gjatë përpjekjes së stafit të avionit për ta bindur që të respektonte vendosjen e përcaktuar, 29-vjeçari dyshohet se ka goditur me shuplakë një asistente fluturimi.
Pas uljes së avionit në Aeroportin e Düsseldorf-it, më 1 qershor, ndërhyri Policia Federale Gjermane, e cila mori në dorë hetimet. Sipas raportimeve, i dyshuari ka pranuar veprimin gjatë marrjes në pyetje.
Deri më tani, kompania ajrore Turkish Airlines nuk ka reaguar publikisht për rastin.
Ngjarja vjen në një kohë kur autoritetet ndërkombëtare kanë raportuar rritje të incidenteve me pasagjerë problematikë gjatë fluturimeve, përfshirë raste dhune ndaj pjesëtarëve të ekuipazhit dhe personelit të sigurisë.
Lexo edhe
BOTA
Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Autoritetet në alarm edhe për cunami, zbulohet magnituda dhe epiqendra

“Jam gati të udhëheq!”/ Andy Burnham zgjidhet lideri i ri i Partisë Laboriste në Britani, mesazh i fortë pas rënies së Starmer: Do t’u kt...

Sulmet ndaj infrastrukturës – Irani paralajmëron fqinjët rajonalë që strehojnë bazat amerikane për ‘përgjigje shkatërruese’

Trump akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave zgjedhore

Raportohet për 7 të vdekur, SHBA sulmon urat dhe aeroportin në Iranin Jugor

“Kemi gjetur ekuilibrin”/ Kancelari gjerman Merz mesazh për Ballkanin Perëndimor: Po humbëm besueshmërinë, i humbasim këto vende! Paralaj...

“Luftë civile” politike në Ukrainë, Zelensky shkarkon ministrin popullor të Mbrojtjes Fedorov, Kievi “shpërthen” në protesta

Moska sulm në Odesa, dy të vrarë dhe tetë të plagosur pas goditjes së një pallati





