Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë...
BOTA

Spanja ultimatum Italisë: Rihapni kufijtë, ose do të marrim masa

P
Piranjat 7 August 2026, 16:47 · 3 min lexim
Spanja ultimatum Italisë: Rihapni kufijtë, ose do të marrim masa

Qeveria spanjolle i ka kërkuar Italisë të heqë deri të dielën, më 9 gusht, kontrollet kufitare të rivendosura më 1 gusht, pas krizës së emigrantëve në Ceuta. Madridi paralajmëron se, nëse Roma nuk tërhiqet, Spanja do të marrë masa “proporcionale” për të mbrojtur interesat dhe dinjitetin e qytetarëve të saj.

“Nëse nuk e bën këtë para fundit të së dielës, më 9 gusht, Spanja do të detyrohet të miratojë masa proporcionale për të mbrojtur interesat dhe dinjitetin e qytetarëve të saj”, paralajmëron Madridi.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria e Pedro Sánchez e cilëson vendimin italian “të padrejtë, diskriminues dhe në kundërshtim me interesat e BE-së”, duke argumentuar se kontrollet u vendosën në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim.

Madridi kundërshton gjithashtu pretendimin e Italisë se migrantët e hyrë në Ceuta mund të kalojnë lirshëm drejt zonës Shengen, duke theksuar se qyteti autonom ka një regjim të veçantë dhe se pothuajse të gjithë migrantët janë kthyer tashmë në Marok.

Duke i bërë thirrje Italisë që të heqë kontrollet e saj, qeveria spanjolle thekson se që nga viti 2022, Italia nuk është përmbajtur Rregullores së Dublinit dhe pretendon se kjo ka shkaktuar një barrë shtesë të presionit migrator mbi shtetet e tjera anëtare.

Madridi pretendon se nuk ka futur kurrë kontrolle kundër Italisë, duke i kujtuar se “gjithmonë ka treguar solidaritet, duke mirëpritur disa nga migrantët që mbërritën në Lampedusa në vitin 2023” dhe “ka rihapur vazhdimisht portet e saj për migrantët e shpëtuar në rrugën qendrore të Mesdheut”.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi tha se pezullimi i marrëveshjes së Shengenit me Spanjën është një masë e përkohshme, e lejuar nga traktatet e BE-së, dhe se situata do të rishikohet pas 15 gushtit.

NNdërkohë, një emigrant i ri me origjinë nga Afrika Subsahariane humbi jetën teksa tentonte të hynte në Ceuta nga territori maroken me parashutë. Sipas burimeve të Gardës Civile, ai ra në det dhe u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.