Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit
BOTA

Spiunazhi godet Gjermaninë, sulmet kibernetike dhe sabotimi i kushtojnë 211 miliardë euro

P
Piranjat28 August 2026, 15:54 · 2 min lexim
Spiunazhi godet Gjermaninë, sulmet kibernetike dhe sabotimi i

Autoritetet në Gjermani japin alarmin se ekonomia e vendit po përballet me një rrezik në rritje nga sulmet kibernetike, spiunazhi dhe sabotimi.

Studimi më i fundit i shoqatës gjermane të industrisë së IT-së, Bitkom, tregon se dëmet e shkaktuara nga këto sulme arrijnë në të paktën 211 miliardë euro.

Në anketë morën pjesë rreth një mijë drejtues kompanish. Shifra është më e ulët se një vit më parë, kur dëmet u vlerësuan në rreth 289 miliardë euro.

Megjithatë, sipas Bitkom, dëmi real mund të jetë shumë më i madh, pasi shumë raste nuk raportohen. Shërbimet e huaja të inteligjencës po identifikohen gjithnjë e më shpesh si autorë të sulmeve.

Përqindja e kompanive që dyshojnë për përfshirjen e tyre është rritur nga 28 në 37%. Sipas të dhënave të studimit, Kina lidhet me 52 % të sulmeve të identifikuara nga kompanitë, ndërsa Rusia me 49 %.

Në rritje të ndjeshme janë edhe sulmet që dyshohet se vijnë nga Irani. Megjithatë, grupet kriminale mbeten aktorët më të shpeshtë. Ato lidhen me rreth 62 % të rasteve.

Një tjetër faktor që po e ndryshon situatën është inteligjenca artificiale. Sulmuesit po e përdorin atë për të realizuar operacionet më shpejt, ndërsa kompanitë po përpiqen ta përdorin për të forcuar mbrojtjen.

Në mënyrë të veçantë, autoritetet gjermane paralajmërojnë për rrezikun ndaj industrisë së armatimeve dhe kërkimeve në fushën e teknologjisë së dronëve, teksa theksojnë se aktorët e huaj shtetërorë po përdorin gjithnjë e më shumë grupe kriminale kibernetike dhe persona të rekrutuar në Gjermani për akte sabotazhi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.