BOTA

Starmer nën presion për të dhënë dorëheqjen! Kush po e synon karrigen e kryeministrit britanik?

Piranjat Përditësimi i fundit 12 May 2026, 09:00
Starmer nën presion për të dhënë dorëheqjen! Kush

Qeveria britanike zhvillon sot në një mbledhje zyrtare kabineti mes përçarjeve të forta në nivelet më të larta të pushtetit lidhur me të ardhmen e kryeministrit Keir Starmer.

Sipas BBC News, ministrja e Brendshme Shabana Mahmood është ndër zyrtarët që i kanë kërkuar Starmer të përcaktojë një afat për dorëheqjen e tij. Ajo raportohet të jetë pjesë e një grupi ministrash që kërkojnë një tranzicion të kontrolluar në drejtimin e Partisë Laburiste.

Kriza politike është thelluar pas largimit ose rebelimit të gjashtë ndihmësministrave, të cilët ose dhanë dorëheqjen, ose kërkuan publikisht që Starmer të vendosë një afat për largimin nga posti.

Ndërkohë, numri i deputetëve laburistë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit ose një kalendar për largimin e tij ka arritur në 72.

Mes zërave kritikë është edhe Joe Morris, sekretar parlamentar pranë ministrit të Shëndetësisë Wes Streeting, i cili konsiderohet një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e partisë. Morris deklaroi se Starmer “nuk gëzon më besimin e publikut”.

Pavarësisht presionit në rritje, Starmer ka refuzuar të japë dorëheqjen. Në një fjalim të mbajtur së fundmi, ai pranoi se qeveria ka bërë gabime, por këmbënguli se “vendimet e mëdha politike kanë qenë të drejta”.

“Dorëheqja ime do ta zhyste vendin në kaos, ashtu siç kanë bërë konservatorët në mënyrë të përsëritur”, deklaroi ai.

Presioni ndaj tij u shtua ndjeshëm pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve lokale, ku laburistët humbën rreth 1.500 këshilltarë në të gjithë Anglinë. Partia Reform UK ka shënuar rritje të mbështetjes, ndërsa të Gjelbrit kanë fituar terren në Londër dhe në zona të tjera urbane.

Laburistët pësuan humbje edhe në Uells, ku kishin dominuar politikisht për një shekull, ndërsa në parlamentin skocez siguruan vetëm 17 nga 129 vende.

Një tjetër figurë e rëndësishme e laburistëve, Angela Rayner, deklaroi se partia “duhet të bëjë më mirë”, duke shtuar se qytetarët do ta gjykojnë qeverinë “nga veprimet dhe jo vetëm nga fjalët”.

Në prapaskenë, emra si kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham, dhe ministri Wes Streeting po përmenden gjithnjë e më shpesh si pasardhës të mundshëm të Starmer në krye të Partisë Laburiste.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?