Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

Suedia lehtëson procedurat për lejet e minierave

P
Piranjat27 July 2026, 14:15 · 4 min lexim
Suedia lehtëson procedurat për lejet e minierave

Suedia njoftoi se do të forcojë sektorin e saj të nxjerrjes së mineraleve, sidomos nxjerrjen e mineraleve të rralla për të zvogëluar varësinë e Evropës nga Kina. Qeveria në Stokholm deklaroi, se nxjerrja e metaleve dhe mineraleve të rralla është në interes të sigurisë kombëtare.

Suedia, e cila është e pasur me burime natyrore, ka minierën më të madhe të mineralit të hekurit në Evropë dhe më vonë ka zbuluar në të njëjtën zonë në veri të vendit, në Kiruna, depozita të konsiderueshme mineralesh të rralla.

Ministrja suedeze e Energjisë, Ebba Busch, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre, tha se kjo masë do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e dhënies së lejeve për projekte të reja nxjerrëse dhe do të ndihmojë për tërheqjen e investimeve.

“Ne besojmë se kjo mund të kontribuojë ndjeshëm për aftësitë mbrojtëse të Suedisë, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s,” tha Busch, duke e cilësuar varësinë e industrisë evropiane nga Kina si një rrezik sistemik.

Mineralet e rralla kanë rëndësitë madhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme, për industrinë e mbrojtjes, prodhimin e automjeteve elektrike, teknologjinë moderne kompjuterike dhe industri të tjera kyçe. Kina mbulon deri tani rreth 70% të nxjerrjes dhe përpunimit të këtyre mineraleve në nivel mbarëbotëror.

Pasuritë minerale të Suedisë

Suedia ka qenë një fuqi minerale evropiane që nga shekulli i 10-të, me hapjen e minierës së madhe të bakrit në Falun, e cila prodhonte deri në dy të tretat e bakrit të kontinentit evropian. Ngjyra karakteristike e kuqe e errët, që zbukuron shumë shtëpi, kisha dhe ndërtesa të tjera në Suedi, njihet si “Falun Red” (E kuqja e Falunit) dhe e ka origjinën nga kjo minierë, e cila sot nuk është më në funksion.

Aktualisht miniera e Falunit është shndërruar në një muze dhe është pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pas Falunit simboli i industrisë minerale moderne të Suedisë është miniera gjigante e mineralit të hekurit LKAB në Kiruna.

Suedia zotëron rreth 60% të rezervave të njohura të mineralit të hekurit në Evropë. Në vitin 2021 në Suedi u nxor rreth 90% e mineralit të hekurit në Evropë. Afërsisht një e treta e këtij prodhimi vinte nga miniera e Kirunës.

Zona minerle e Kirunës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare vitet e fundit për shkak të nevojës për të zhvendosur shtëpi dhe ndërtesa të ndryshme, ndër to edhe kishën e qytetit, si pasojë e fundosjes së tokës. Kjo ndodh sepse aktiviteti masiv i nxjerrjes së mineraleve po gërryen gradualisht terrenin nën qytet.

Reduktimi i varësisë nga Kina

Mbi 90% e minierave të Suedisë operojnë në rajonin Norrland, një zonë me popullsi të rrallë, e pasur me burime natyrore. Ky rajon ndodhet në Sápmi, territorin tradicional të popullit autokton sami.

Pranë minierës së Kirunës ndodhet Per Geijer, një nga projektet kryesore të Bashkimit Evropian që synon të zvogëlojë varësinë për mineralet nga Kina. Në këtë zonë janë identifikuar rreth 1,2 miliardë tonë burime minerale, ndër to afërsisht dhe 2,2 milionë tonë okside mineralesh të rralla.

Grupi minerar LKAB po studion potencialin e këtij vendburimi, por vlerëson se marrja e lejeve të nevojshme për nxjerrjen e mineraleve në tokat e popullit sami mund të zgjasë deri në 10 vjet. Katër nga 47 projektet strategjike të Bashkimit Evropian, të krijuara për të reduktuar varësinë nga Kina në furnizimin me minerale, janë në Suedi./DW

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.