Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
BOTA

Sunday Times: Farage nën akuzë për përfitime të padeklaruara nga një i dënuar për mashtrim në SHBA!

P
Piranjat 5 July 2026, 22:59 · 3 min lexim
Sunday Times: Farage nën akuzë për përfitime të

The Sunday Times e Londrës këtë të diel njofton se Nigel Farage, i njohur si ideatori dhe frymëzuesi i Brexit, udhëheqësi i partisë “Reforma”, ka pranuar përfitime financiare nga një britanik i dënuar nga drejtësia amerikane për mashtrim në internet! Sipas gazetës, Farage nuk i ka deklaruar këto përfitime në kuadër të hyrjes si deputet i ri në Parlamentin britanik.

I dënuari George Cottrell e ka ndihmuar Farage për çështjet e sigurisë dhe çështjet e mediave sociale, si dhe e ka lejuar atë të banojë në një pronë të shtrenjtë që i dënuari e jepte me qira. Cottrell është një aleat i vjetër i Farage, i dënuar në 2017 për mashtrim në Shtetet e Bashkuara! Thuhet se Farage do duhej t’i deklaronte këto përfitime të marra, 12 muaj para bërjes deputet, siç parashikon ligji dhe procedura parlamentare, për shuma deri në 300 stërlina!

Kur u zgjodh deputet, Farage regjistroi në Parlament 9.254 stërlina të paguara për një udhëtim në Belgjikë në prill të 2024, dhënë nga i dënuari Cottrell, dhe më pas, një tjetër shumë prej 15.276 stërlinash, po nga ky i dënuar, për një udhëtim me avion brenda për brenda Amerikës në dhjetor të 2024.

Nigel Farage, partia e të cilit është pak mbi Laburistët në sondazhet e opinionit publik, është nën një hetim tjetër parlamentar ndërkohë, për një donacion prej 5 milionë stërlinash dhënë dhuratë nga një investitor britanik i kriptomonedhave në 2024, të cilat ai nuk i kishte deklaruar!

Zëdhënësi i Farage i mohon këto pretendime të The Sunday Times, duke thënë se nuk është për t’u habitur nga një gazetë e cila mbështeste ardhjen e Laburistëve në pushtet në zgjedhjet e fundit parlamentare!

Sipas gazetës prestigjioze britanike, i dënuari George Cottrell mund të përfitojë nga raporti me Farage, pasi ai kërkon falje nga presidenti Trump për dënimin e marrë në Amerikë, kur zëvendëspresidenti amerikan është takuar me Farage në Shtetet e Bashkuara

Në vitin 2016, George Cottrell bëri një marrëveshje me prokurorët amerikanë për pranimin e një akuze për mashtrime në internet dhe bëri tetë muaj burg, pasi u ofroi agjentëve federalë të shtirur si trafikantë droge që t’u pastronte para në dark web, shkruan The Sunday Times.

Farage u bë i njohur për publikun shqiptar nga përplasja e deklaratave me kryeministrin Edi Rama, mbi politikat e deportimit dhe numrin e shqiptarëve të burgosur në Angli.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.