Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v...
BOTA

‘Supreme apo Ekstreme’, Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale! Së shpejti 'AI Force'

P
Piranjat19 September 2026, 22:27 · 4 min lexim
‘Supreme apo Ekstreme’, Trump propozon ndryshimin e emrit të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën se do të emërojë një koordinator të posaçëm për inteligjencën artificiale (AI), dhe se do të krijojë gjithashtu një ‘grup të posaçëm pune për këtë teknologji.

Nisma vjen pasi studiues të inteligjencës artificiale kanë paralajmëruar se zhvillimi i saj mund të dalë së shpejti jashtë kontrollit njerëzor, duke nxitur shqetësime dhe thirrje për rregullimin e industrisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se nuk do të lejojë “shkatërrimin” e inteligjencës artificiale.

“Nuk do ta pengojmë apo frenojmë në asnjë mënyrë rritjen e kësaj industrie të jashtëzakonshme. Përkundrazi, do ta mbështesim, do ta ndihmojmë dhe do ta mbikëqyrim teksa zhvillohet! Megjithatë, do të jemi gjithashtu në kërkim të abuzimeve dhe kjo mund të bëhet lehtësisht përmes sistemit tonë ekzistues të drejtësisë penale dhe civile. Për këtë qëllim po krijoj AI Force, ashtu siç krijova Space Force”, shkroi Trump në Truth Social.

Trump shtoi se për postin e koordinatorit (anglisht czar role) të AI-së duhet të aplikojnë “vetëm individë me inteligjencë shumë të lartë”, por nuk bëri të ditur se kush do ta mbajë këtë detyrë.

Gjatë dy javëve të fundit, Trump i ka quajtur një “mashtrim” paralajmërimet për rreziqet e inteligjencës artificial duke deklaruar se prioriteti duhet të jetë që SHBA-ja të udhëheqë botën në zhvillimin e AI-së dhe të mposhtë Kinën në këtë garë.

“Kush fiton garën AI-në, fiton gjithçka”, ka deklaruar Trump disa herë gjatë javës së fundit.

Përmes një serie postimesh në rrjetet sociale, presidenti amerikan mbrojti fuqishëm teknologjinë e inteligjencës artificiale. Ai madje telefonoi drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, ndërsa ky i fundit ishte në skenë gjatë një samiti të industrisë për të diskutuar mbi këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi iniciativën e re të Trump.

Ndërkohë, përpjekjet e ligjvënësve amerikanë për të miratuar legjislacion mbi inteligjencën artificiale nuk kanë dhënë rezultat në vitet e fundit. Megjithatë, çështja është rikthyer sërish në qendër të debatit pas paralajmërimeve të reja nga ekspertët.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Kongres këtë javë, laureati i Nobelit Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale”, paralajmëroi ligjvënësit se koha për të rregulluar industrinë po mbaron. Ai tha se Kongresi ka “ndoshta vetëm një vit” për të vepruar, shkruan NBC News.

Në një tjetër postim propozoi edhe ndryshimin e emrit. Trump nisi një sondazh me tre propozime, ku ndjekësit duhet të zgjedhin, duke argumentuar se termi aktual Inteligjencë Artificiale është “i pasaktë” dhe joelegant.

Sipas presidentit të SHBA-së, përkufizime më të përshtatshme mund të jenë

“Inteligjencë Superiore”,

“Inteligjencë Ekstreme ” ose

“Inteligjencë Supreme “.

“Shumë njerëz mendojnë se fjalët “Inteligjencë Artificiale” janë të pasakta.

"Një përshkrim shumë më elegant dhe i saktë i këtij fenomeni të ri do të ishte Inteligjencë Superiore (SI) ose Inteligjencë Ekstreme (EI) ose Inteligjencë Supreme (SI). Ky është një Sondazh dhe do të vlerësoja të gjithë ata që votojnë!”, shkroi ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.