
Viktimat e skandalit të Jeffrey Epstein kanë ngritur një padi kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe kompanisë Google, pasi sipas tyre u zbuluan dhe u shpërndanë publikisht të dhënat e tyre personale përmes dokumenteve zyrtare të publikuara online.
Padia vjen pas publikimit, në janar, të më shumë se tre milionë dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, që lidhen me hetimin ndaj financierit amerikan. Në këto materiale përfshiheshin edhe emrat e rreth 100 viktimave, të cilat supozohej të mbeteshin anonime.
Sipas padisë, e depozituar në një gjykatë në San Francisko, autoritetet amerikane “zbuluan identitetet e rreth 100 viktimave të një të dënuari për krime seksuale, duke publikuar të dhënat e tyre personale dhe duke i ekspozuar në mbarë botën”.
Paditëset pretendojnë se, edhe pasi qeveria pranoi se publikimi i këtyre të dhënave shkelte të drejtat e viktimave dhe ndërmori hapa për t’i hequr ato, platforma online si Google vijojnë t’i ripublikojnë.
Sipas tyre, Google vazhdon të shfaqë informacionet personale të viktimave në rezultatet e kërkimit dhe madje edhe në përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për fshirje.
Ndërkohë, gazetarët e “The New York Times” kanë identifikuar gjithashtu dhjetëra fotografi nudo në këto dokumente, ku fytyrat e personave janë të dukshme, duke shtuar shqetësimet për shkelje të privatësisë dhe dinjitetit të viktimave.
Jeffrey Epstein u arrestua në korrik të vitit 2019 dhe u akuzua për shfrytëzim seksual të të miturve dhe trafikim. Ai u gjet i varur në qelinë e tij më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin. Autopsia përfundoi se bëhej fjalë për vetëvrasje.
Më herët, në vitin 2008, ai ishte dënuar në Florida pasi pranoi fajësinë për akuza që lidhen me prostitucionin e të miturve, duke përfituar një dënim relativisht të lehtë prej 13 muajsh burg.
“Viktimat po përjetojnë një traumë të re. Persona të panjohur i telefonojnë, u dërgojnë email, rrezikojnë sigurinë e tyre fizike dhe madje i akuzojnë si bashkëpunëtore të Epstein, kur në fakt ato ishin viktimat e tij”, thuhet në padi.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
27 March10:57
VIDEO/ 32 vjeçarja filmoi sherrin para se ta vriste i dashuri i saj, momenti i përplasjes
Silvia Galva, 32 vjeçe, filmoi një sherr me të dashurin e saj, 49-vjeçarin Adam Crespo, natën kur ai e vrau në vitin 2019. ...
BOTA
27 March11:07
Ndodh për herë të parë: Firma e një presidenti në detyrë do të shfaqet në dollarin amerikan
Donald Trump do të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që do të ketë nënshkrimin e tij në moned...
BOTA
27 March10:56
Sekretarja e Jashtme britanike: Irani nuk mund të mbajë peng ekonominë globale
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ka bërë thirrje për një zgjidhje të shpejt&eum...
Piranjat News
BOTA
27 March10:46
VIDEO/ Kryebashkiaku Izraelit kritikon qeverinë: Nuk po mbroni qytetarët nga Hezbollahu!
Avichai Stern, kryebashkiaku i Kiryat Shmona, një qytet izraelit në kufi me Libanin, i bëri vërejtje të ashpra qeverisë izraelit...
BOTA
27 March10:46
E pabesueshme/ Skeleti i një balene 12-metra gjendet në plazh
Një skelet gjigant balene, i madh sa një autobus qyteti, u shpërfaq në një plazh të Queens të enjten, tregojnë fotot m...
BOTA
27 March10:42
Një raketë misterioze “përfshiu” qiellin e Floridës, a ishte ajo supersonike Dark Eagle?
Një raketë e paidentifikuar është lëshuar të enjten nga Cape Canaveral Space Force Station në verilindje të Florid&eum...
BOTA
27 March10:25
Udhëheqësi i sindikatës së mësuesve kritikon prezantimin e robotëve të Melania Trump: Është makthi i çdo prindi
WASHINGTON—Randi Weingarten, presidente e njërës nga sindikatat më të fuqishme të mësuesve në Amerikë, i kund&eu...
BOTA
27 March10:23
Ish-reperi Shah betohet si kryeministër i Nepalit
Ish-reperi i kthyer në politikan, Balendra Shah, është betuar si kryeministër i Nepali, duke marrë drejtimin e vendit në një...
BOTA
27 March10:13
Trump: Qëndrimi i Gjermanisë për Ngushticën e Hormuzit, i papërshtatshëm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër qeverinë gjermane për atë që e cilësoi si dështi...
BOTA
27 March10:10
PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi
Parlamenti Evropian synon të ndalojë sistemet e inteligjencës artificiale të afta për të gjeneruar imazhe artificiale me l...