Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës...
BOTA

Takimi i 42-të i FBI-së dhe elitës së sigurisë në Tiranë, nga krimi i organizuar te dronët dhe paratë e krimit

P
Piranjat19 September 2026, 18:28 · 4 min lexim
Takimi i 42-të i FBI-së dhe elitës së sigurisë në

Tirana është bërë këto ditë qendra e një takimi të rëndësishëm të drejtuesve dhe ekspertëve të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa. Nga 19 deri më 23 shtator, në kryeqytet zhvillohet takimi i 42-të i kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA).

Sipas axhendës se takimit te siguruar nga Euronews Albania, në program janë përfshirë tema që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe luftën kundër krimit: krimi i organizuar, terrorizmi, ekstremizmi online, grupi “764”, dronët, krimi kibernetik, paratë e krimit, sekuestrimi i pasurive, narkotikët dhe ekstradimet.

Në aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe amerikane. Në program janë drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë, ndërsa nga SHBA-ja është parashikuar pjesëmarrja e Spencer Horn, Deputy Assistant Director në FBI Headquarters, si dhe e atasheut të FBI-së në Sofje, Brendan Collins.

Krimi i organizuar

Takimi nis me diskutime për luftën kundër krimit të organizuar dhe përvojën e Budapest Organized Crime Task Force, që shënon 25 vite bashkëpunimi. Në program është edhe modeli amerikan i Joint Terrorism Task Force, që bashkon agjenci të ndryshme për hetimin e kërcënimeve terroriste.

Nga pala shqiptare do të diskutohet edhe për krimet në kufi dhe migracionin e paligjshëm.

Çfarë është “764”?

Një nga temat më të veçanta është grupimi online “764”, i lidhur nga autoritetet amerikane me forma të ekstremizmit të dhunshëm dhe aktivitete kriminale në internet. Tema “Nihilistic Violent Extremism and 764” prezantohet nga një zyrtar i FBI-së nga Berlini. Më pas diskutohet edhe për format e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe përvojën e Shqipërisë në përballimin e tyre.

FBI sjell eksperet per dronët

Në konferencë ka edhe një pjesë të posaçme për dronët. Ekspertë të FBI Laboratory Division do të prezantojnë teknologjitë që përdoren për ekzaminimin dhe analizimin e dronëve. Pas këtij sesioni, diskutimet kalojnë te krimi kibernetik dhe bashkëpunimi ndërkombëtar kundër grupeve kriminale.

Ku shkojnë paratë e krimit?

Një tjetër temë kryesore është ndjekja e parave të krimit. Në konferencë diskutohet roli i inteligjencës financiare në luftën kundër krimit të organizuar.

Në program është edhe tema “From Confiscation to Public Good”, që lidhet me mënyrën se si pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara mund të përdoren për qëllime publike.

BKH dhe hetimi i narkotikëve

Në program është përfshirë edhe një rast konkret i hetuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit në fushën e narkotikëve. Rasti do të prezantohet nga hetuesi i BKH-së, Eduart Kaloshi. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për diskutime teorike. Në konferencë shkëmbehen edhe përvoja nga hetime konkrete.

Ekstradimet

Në ditën e fundit, fokusi kalon te ekstradimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Do të diskutohen procedurat shqiptare, problemet që hasen në praktikë dhe mënyrat e bashkëpunimit me vendet e tjera.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.