Qeveria, e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro!
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Buxheti i shtetit ka regjistruar një suficit rekord prej 70.3 miliardë lekësh (rreth 756 milionë euro) në nëntë muajt të...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozo...
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike t&e...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...

Prodhuesi i uiskit të famshëm bourbon Jim Beam ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin në distilerinë e tij kryesore në Kentucky për vitin e ardhshëm.
Në një deklaratë për BBC-në, kompania bëri me dije se distileria do të qëndrojë e mbyllur përkohësisht, ndërsa do të shfrytëzohet koha për investime dhe përmirësime në infrastrukturë. “Ne vlerësojmë vazhdimisht nivelet e prodhimit për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës së konsumatorëve dhe së fundmi kemi diskutuar me stafin planet tona për vitin 2026”, theksohet aty.
Industria e bourbon-it në Kentucky, e njohur botërisht për këtë pije, po përballet me pasiguri, pjesërisht për shkak të politikave tregtare të presidentit amerikan Donald Trump. Marka Jim Beam është në pronësi të gjigantit japonez të pijeve Suntory Global Spirits, i cili punëson mbi 1,000 persona në Kentucky. Kompania theksoi se operacionet e tjera në shtet do të vazhdojnë normalisht, përfshirë një distileri tjetër, fabrikat e mbushjes dhe magazinimit, si edhe qendrën për vizitorë. Ndërkohë, Jim Beam po shqyrton mënyrën se si do të angazhojë fuqinë punëtore gjatë pauzës së prodhimit dhe është në bisedime me sindikatën e punonjësve.
Sipas Kentucky Distillers’ Association, në tetor u raportua se sasia e bourbon-it në magazina kishte arritur një nivel rekord prej mbi 16 milionë fuçish. Këto fuçi, të cilat tatohen nga shteti, u kanë kushtuar prodhuesve rreth 75 milionë dollarë këtë vit. Prodhuesit amerikanë të alkoolit janë goditur gjithashtu nga tarifat hakmarrëse pasi Trump shpalli të ashtuquajturën “Dita e Çlirimit”, kur SHBA vendosi tarifa ndaj shumicës së vendeve të botës.
Shoqata e distilerive theksoi se zgjerimi i industrisë gjatë dekadës së fundit ishte fokusuar te rritja globale dhe bëri thirrje për rikthimin e tregtisë pa tarifa reciproke. Edhe tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë kanë ndikuar negativisht, pasi shumica e provincave kanadeze bojkotuan pijet alkoolike amerikane më herët gjatë vitit.
Dita e fundit e debatit për buxhetin e shtetit në Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke u shoqërua me tensione të forta dhe për...
Dy agjenci inteligjence të NATO-s besojnë se Rusia po zhvillon një armë për të synuar satelitët Starlink të Elon Musk....
“Vala e falimentimit vazhdon”, citoi Reuters Volker Treyer, analist kryesor në Dhomën Gjermanetë Industrisë dhe Tregtisë ...
Një gjeneral rus është vrarë në një shpërthim në Moskë. Komiteti Hetues i Rusisë tha se gjenerallejtën...
Nga bllokada e Nikaias, që konsiderohet “zemra” e protestave në Thesali, fermerët vendosën në kuvendin e tyre që sot...
Mijëra studentë dhe aktivistë serbë protestuan të dielën në Novi Pazar kundër asaj që ata e quajnë si presio...
Një punonjës i Pallatit Élysée në Paris u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur pjata, gota dhe enë të tjera zyrtare nga...
Koreja e Veriut ka deklaruar se ambiciet bërthamore të Japonisë “duhet të parandalohen me çdo kusht” pasi një zyrt...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Kina do të ushtrojë presion mbi Rusinë që ta mbajë Evropën të zën&eu...
Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar këtë diele një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Downing Stree...