BOTA

Të "verbrit" i sekuestrohen mbi 100 mijë euro. Si e zbuloi policia marifetin disa vjeçar të 60-vjeçarit

Piranjat Përditësimi i fundit 3 May 2026, 19:32
Të "verbrit" i sekuestrohen mbi 100 mijë euro. Si e zbuloi

Një burrë 60-vjeçar lëvizte me lehtësi në rrugë, kalonte pa hezitim dhe madje edhe drejtonte makinën, një sjellje që nuk përputhej aspak me gjendjen e tij të deklaruar si plotësisht i verbër.

Kjo situatë i kishte mundësuar atij, për vite me radhë, të përfitonte në mënyrë të paligjshme fonde publike. Si rezultat, ai është vënë në qendër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Velletrit, i cili ka përfunduar me sekuestrimin preventiv të mbi 104 mijë eurove nga ana e Guardia di Finanza-s së Komandës Provinciale të Romës.  

Sipas hetimeve të autoriteteve, burri kishte marrë që nga viti 2018 pensionin e invaliditetit civil dhe pagesën e kujdestarisë, përfitime që i takojnë personave me verbëri të plotë. Megjithatë, disa elemente nuk përputheshin me gjendjen e deklaruar.

Sinjali i parë i dyshimit u ngrit kur 60-vjeçari kërkoi një kartë parkimi për persona me aftësi të kufizuara për ta përdorur në automjetin e tij. Ky detaj i bëri autoritetet të dyshojnë, pasi zakonisht në raste të tilla kartat përdoren nga kujdestarët, jo nga vetë personi i verbër.

Dyshimet u forcuan më tej në ditët në vijim, kur burri kontaktoi policinë lokale për të raportuar shkelje të tjera rrugore, ndërsa vetë ai pretendonte se ishte në timon në ato momente. Një sjellje që vështirë se mund të pajtohet me verbërinë e plotë të deklaruar.

Verifikimet kanë dokumentuar një realitet krejtësisht të ndryshëm: 60-vjeçari ishte plotësisht i pavarur në lëvizje, i aftë të ecte pa asnjë ndihmë dhe të kalonte rrugën në mënyrë të sigurt. Jo vetëm kaq, por në vitin 2020 ai kishte rinovuar edhe patentën e drejtimit të automjetit pa asnjë kufizim mjekësor dhe në vitin 2024 kishte paraqitur kërkesë për të marrë leje arme për përdorim sportiv.

Këto elemente çuan në denoncimin e tij për mashtrim të rënduar ndaj shtetit. Gjykatësi hetues në Velletri ka urdhëruar sekuestrimin e shumave të përfituara në mënyrë të paligjshme. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?