Tenesi pritet të ekzekutojë gruan e parë pas më shumë se 200 vjetësh

Në Tennessee janë shtuar thirrjet për shtyrjen e ekzekutimit të Christe Pike, i planifikuar për 30 shtator. Nëse ekzekutimi kryhet, Pike do të bëhet gruaja e parë e ekzekutuar në këtë shtet amerikan pas më shumë se 200 vjetësh.
Pike u dënua me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995. Në atë kohë, ajo ishte 18 vjeçe dhe u bë gruaja më e re e dënuar me vdekje në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Sipas dosjes së çështjes, Pike dhe dy bashkëpunëtorë e joshën Slemmerin në një zonë pyjore në Knoxville, ku ajo u rrah dhe u godit me thikë.
Avokatët e Pike i kanë kërkuar guvernatorit të Tennessee, Bill Lee, që t’ia zëvendësojë dënimin me vdekje me një dënim tjetër. Në kërkesën e tyre, ata kanë paraqitur historinë e abuzimit seksual dhe dhunës që Pike, sipas tyre, kishte përjetuar që nga fëmijëria, si dhe problemet e rënda psikologjike të lidhura me këto trauma.
“Veprimet e saj në moshën 18-vjeçare nuk mund të shihen të shkëputura nga një fëmijëri e karakterizuar nga përdhunimet, abuzimi seksual dhe neglizhenca”, thuhet në kërkesën për falje.
Avokatja Kelly Gleason tha se guvernatori ka mundësinë të korrigjojë dështimet e institucioneve që, sipas saj, nuk e mbrojtën Pike gjatë fëmijërisë.
Për shtyrjen e ekzekutimit kanë bërë thirrje edhe organizata dhe grupe të tjera. Grupi “Mercy for Christa” argumenton se burgimi i përjetshëm do të ishte një dënim i përshtatshëm, duke iu referuar pasojave fizike dhe psikologjike të abuzimit që Pike kishte përjetuar gjatë fëmijërisë.
Sipas planit aktual, Christe Pike pritet të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës më 30 shtator. Vendimi për kërkesën për falje i takon guvernatorit të Tennessee, Bill Lee.
Lexo edhe
BOTA
Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën për Bordin e Paqes: Po japin kontribute në nivele që nuk do t’i besonit

Shkuan për t’i blerë dhuratën të ëmës për ditëlindje, tri motrat vdesin në qendrën tregtare

Trump heq dorë nga aneksimi i Groenlandës. Firmoset marrëveshja tripalëshe për rritjen e pranisë ushtarake amerikane në ishullin Arktik...

Senatoret italiane shkojnë me minifunde në Parlament, protestë ndaj Tajanit pas deklaratave për gratë

Mësuesja vdes pas ndërhyrjes estetike





